Date of Award
Summer 7-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Haki Jashari
Language
Albanian
Abstract
Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës nuk pompon aq gjak sa organizmi ka nevojë. E cila nënkupton se puna e zemrës nuk ka ndaluar mirëpo nuk punon aq sa duhet.
Në ketë sëmundje gjaku lëviz nëpër trup me një shpejtësi më të vogël dhe presioni në zemrën rritet, si rezultat zemra nuk arrin dot të transportojë sasinë e duhur të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese për organizmin. Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj
duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë
tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak.
Gjithashtu, për të qartësuar më tutje qasjen ndaj këtij procesi të hulumtimit janë anketuar gjithsejë 10 persona të cilët janë të diagnostifikuar me pamjaftushmëri zemrës, pyetësori është i përbërë nga pyetje të mbylluar dhe të hapura dhe janë përdorur këto metoda :
Deduksioni - kjo metodë më mundëson që t’i arrijë synimet e hulumtimit, duke filluar nga e përgjithshmja dhe duke arritur cakun e synuar, pra, të veçantën.
Deskriptive – këtu janë mbledhur materiale dhe raporte të ndryshme që janë marrë me studimin e sëmundjëve tek njerëzit me pamjaftueshmërin në zemër.
Insuficienca kardiake (IK) është një sindromë klinike që shfaqet te pacientët të cilët, për
shkak të një anomalie të lindur ose të fituar të strukturës dhe funksionit kardiak, zhvillojnë një grup simptomash ( dispne dhe lodhje) dhe shenjash (edema dhe rale) klinike që çojnë në shtrime te shpeshta në spital, në cilësi të ulët të jetës dhe jetëgjatësi më të shkurtër. Kujdesi infermieror për pacientin përfshin obsërvimin e vazhdueshëm të gjëndjes kardiake të tij, në vlerësimin e gjendjes kardiake të pacientit infermieri përcakton efektivitetin e debitit kardiak përmes observimeve klinike siç janë: presioni arterial, rrahjet e zemrës.
Njëri ndër shkaktarët kryesor tek personat me pjaftueshmëri zemrës është pirja e duhanit ku sygjerim i të anketuarve është që të ndalohet pirja e duhanit dhe të konusmojnë ushqime të shëndetshme dhe të merren me aktivitete fizike në mënyrë që të kujdesen sa më shumë për organizmin e tyre që mos të kenë problem shëndetsore.
Rehabilitimet kardiake të bazuara në spital duhet të jenë gjithëpërfshirëse, dhe të jenë
individuale për të arritur nevojat e çdo pacienti. Nevojat e informacionit Komponenti arsimor i një programi rehabilitimi kardiovaskular gjithëpërfshirës duhet të jetë i përshtatur individualisht për rrethana specifike, gatishmërinë për të ndryshuar, sfondin kulturor dhe rrethanat socio-ekonomike të pacientit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2937
Recommended Citation
Berisha, Gentianë, "“Pamjaftueshmëria e Zemrës“" (2021). Theses and Dissertations. 2742.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2742