Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit gjithnjë e më shumë bëhet i gjitheperfshires në shumë sfera shoqërore. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi dhe dituria janë baza e çdo zhvillimi njerëzor dhe ato janë e drejta fondamentale për çdo qenie njerëzore.Shoqëria e bazuar në dituri nevojitet që të posedojë aftësi të mira komunikuese dhe sociale, të jetë e mirë informuar dhe të jetë gjithmonë e gatshme të mësojë gjëra të reja. Për t’u bërë pjesëtar të kësaj shoqërie qytetarët duhet të marrin pjese në mënyrë aktive në këtë shoqëri dhe ti ndjejnë benifitet e ofruara nga ajo. Atyre duhet t’ju jepet mundësia që ti kenë dhe arrijnë ato dituri dhe aftësi të nevojshme. Ato gjithashtu duhet që në mënyrë kreative ti arrijnë dituritë dhe eksperiencat duke krijuar zgjidhje origjinale për problemet. Dominimi i metodave tradicionale të cilat e fuqizojnë njohurinë enciklopedike dhe jo specifike apo praktike, mungesa e mësimdhenies interaktive dhe inovacioneve bëjnë që teknologjia informatike e komunikimit të shfrytëzohet si reformator për ti plotësuar kërkesat globale për mësimdhënie sa më pragmatike dhe për ti ndjekur trendet bashkëkohore arsimore ku nxënësi vendoset në qëndër të vëmendjes dhe ku amplifikohet të menduarit kritik dhe zgjedhja e problemeve.Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të teknologjisë në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet. Aftësitë e komunikimit, proçesimit, mendimit kritik dhe zgjedhjes së problemeve si dhe puna në grupe janë esenciale në shoqërinë teknologjike dhe socioekonomike të shekullit 21. Arsimimi në këtë mjedis të sofistikuar do të bëjë më shumë se vetëm lexim , shkrim apo përvetësim të shkathtësive aritmetike. Duhet të ofrojë edhe shkathtësi pune që do ti ndihmonin të rinjtë ta arrijnë potencialin e tyre njerëzor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2585
Recommended Citation
Ejupi, Bulëza, "E ARDHMJA E EDUKIMIT DHE TEKNOLOGJITË DIGJITALE" (2021). Theses and Dissertations. 2070.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2070