Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia informative ka ndryshuar jetët tona në shumë aspekte. Jemi të vetëdijshëm së pa të do ktheheshim mbrapa në kohë me ngecje në shumë procese.

Jo vetëm bizneset, por individët, studentët, pacientët dhe secili prej nesh përdorë aplikacionet për ta bërë jetën më të lehtë dhe më të përshtatshme të cilat janë larg nesh vetem një klikim të një butoni.

Teknologjia e informacionit po na ndihmon të përparojmë me shpejtësi të madhe.

Ky punim kryesisht fokusohet në rolin e teknologjisë informative në industrinë e shëndetësisë. Më saktësisht, në zhvillimin e sistemeve shëndetësore për ruajtjen e të dhënave, ku paraqitet e kaluara, e tashmja dhe ndryshimet që parashihen të ndodhin në të ardhmen e afërt.

Si ka ndikuar digjitalizimi në industrinë e shëndetësisë ? Si kan evoluar sistemet shëndetësore ? Cilat janë avantazhet e këtyre sistemeve? Sa është e rëndësishme mbrojtja e të dhënave ? Përgjigjet dhe shpjegimi i këtyre pyetjeve është qëllimi i këtij punimi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2826

Share

COinS