Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Rexhep Gjyliqi

Language

Albanian

Abstract

Përgjatë zhvillimit global në çdo aspekt edhe sëmundjet vetëm sa vinë duke u shtuar, sëmundja diabetike njihet moti qysh nga vitet 1500 para erës sonë. Nga koha e mëhershme e deri tani mjekët dhe studiuesit janë duke u përpjekur për të arritur në shërimin e diabetit, duke përdorur teknologji dhe zbulimin e medikamenteve të reja. Komplikimet diabetike, bashkë me sëmundje të tjera kanë kosto të lartë për trajtim duke ndikuar edhe në cilësinë jetësore të individëve. Qëllimi i këtij punimi është të analizohet tek individët kënaqshmëria e kualitetit të jetës me sëmundjen e diabetit të tipit II. Për realizimin e punimit janë përdorur dy metodat në metodologjinë shkencore, metoda kuantitative dhe kualitative. Metoda kuantitative është realizuar përmes literaturës profesionale duke hulumtuar në artikuj shkencor, libra e kështu me rradhë, ndërsa metoda kualitative është realizuar përmes pyetësorit duke arritur marrjen e të dhënave nga 30 respondent me sëmundje diabetike të diabetit të tipit II. Sipas rezultateve të arritura mund të themi se pacientët me sëmundje të diabetit të tipit II, nuk janë të kënaqur me kualitetin e jetës të cilën e bëjnë ku rreth 27% prej tyre janë përgjigjur me deri diku dhe keq. Ndërsa terapia më e përdorur është metformina dhe insulina me 35-37%. Shëndeti i këtyre pacientëve në përgjithësi është mirë me 30% , ndërsa sa i përket dietës ushqimore shumë pak kujdesen për shëndetin e tyre me një përqindje rreth 33%. Në vendin tonë duhet të ketë më shumë kujdes për këtë sëmundje pasi që rreziqet të cilat i sjell janë shum të kushtueshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2830

Included in

Nursing Commons

Share

COinS