Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ruzhdi Matoshi

Language

Albanian

Abstract

Menaxhimi i administratës publike në shumicën e vendeve në zhvillim po ndryshon me shpejtësi përmes proceseve të reformave në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike dhe stimulimin e rritjes ekonomike. Menaxhimi i ri publik i referohet një sërë reformash që kanë arritur të ripërcaktojnë rrënjësisht natyrën e organizatave të sektorit publik. Duke qenë të frymëzuar nga një ideologji e gjerë menaxhimi, reformat kanë sjellë ide rreth organizatave “reale” - d.m.th. të kesh identitet të qartë dhe unik, të jesh në gjendje të planifikosh dhe të zbatosh vendime racionale, dhe të kesh kufij të përcaktuar mirë dhe struktura hierarkike.

Menaxhimi i ri publik si një paradigmë alternative mund të ofrojë një qasje më realiste sesa modeli tradicional i administratës publike. Ka probleme në adoptimin e gjerë të menaxhimit të ri publik dhe këto shqyrtohen si këtu, ashtu edhe më vonë. Disa e konsiderojnë menaxhimin publik si ofrimin e një mënyre të re të shikimit dhe kryerjes së funksioneve të menaxhimit brenda sektorit publik. Të tjerët e konsiderojnë atë thjesht si një adoptim jokritik të tipareve më të këqija të menaxhimit privat dhe duke injoruar ndryshimet themelore të mjedisit të sektorit publik.

Moodeli i ri i menaxhimit publik ka zëvendësuar në mënyrë efektive modelin tradicional të administratës publike, dhe se sektori publik në të ardhmen do të jetë në mënyrë të pashmangshme menaxheriale, si në teori ashtu edhe në praktikë. Është e rëndësishme të identifikohen problemet e mundshme në qasjen e re dhe të propozohen zgjidhje për to, megjithëse duket shumë e pamundur që të ketë një kthim në modelin tradicional të administratës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2583

Share

COinS