Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Besnik Elshani

Language

Albanian

Abstract

Studimi I bërë ka për qëllim të analizojë faktorët më të shpeshtë që qojnë në traumat e kokës, duke marrë në shqyrtim moshën , gjininë, lloji I operacioneve , qëndrimi në spital, shkaqet më të shpeshta, Metodat më të mira të trajtimit me medikamente dhe trajtimit të pacientëve me dëmtime neurologjike , kujdesi I pacientëve në koma. Trauma është një nga problemet kryesore të shëndetit publik në mbarë boten , Mbi të gjitha shëndeti I qdo pacienti është gjëja primare që qdo Infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregoj një kujdes të veqant . Zakonisht dëmtimet më të shpeshta aksonale dhe depërtuese të cilat mund të vijnë nga dëmtime të hapura dhe të mbyllura . Dëmtimet dhe llojet e frakturave kranial , hematomat dhe kontuzionet , shkaqet më të shpeshta të hemorragjisë , Vlerësimi sipas shkallës Glasgoë.Ajo është një nga shkaqet keyesore të vdekshmërisë dhe invalidetit , si në vendet e industrializuara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Në shkallë botërore, trauma është shkaku I shtatë (7)kryesor I vdekshmërisë, me 5.8 milionë vdekje në vit.

Si një student e Infermierisë dua ta shtjelloj dh eta paraqes këtë qështje për të treguar kujdesin Infermieror për pacient . Kujdesin që ne ia japim pacientëve duhet të jetë me shumë kujdes pasi që mund të ndikoj në përmirsimin e kualitetit të jetës së pacientit dhe të familjes si dhe me lehtësimin e vuajtjes , identifikimin e hershëm , vlerësimin e duhur , trajtimin e dhimbjes si dhe problemet fizike , psiko-sociale dhe shpirtërore.

Profesionistët shëndetësor kryesisht Infermierët me aktivietin e tyre për ta kryer punën e tyre e ofron të gjithë aftësinë e tyre profesionale e shpirtërore për tia parandaluar dhe për tia kururar sëmundjen pacientit , për të iu shërbyer atyre për qdo nevoj që ata e kanë dhe jo vetëm për nevoja mjeksore por edhe për përkrahje morale psikologjike , dhe shpitërore pasi që sadopak mbështetje e jona mund të jetë një ndihmes shum e madhe për to gjithashtu , sa më shumë që një profesionisht shëndetsorë të jetë të jetë I përgaditur profesionalisht aq më e madhe është mundësia për kurimin e sëmundjes si dhe për lehtësimin e pacientit si në aspektin shëndetësor ashtu edhe shpirtëror . Të dhëna të përgjithshme : Trauma e kokës është një sëmundje që zakonsht shkaktohet nga aksidentet e ndyshme si të rënda ashtu edhe të lehta , kryesisht kjo sëmundje zakonisht është më e prekur te gjinia mashkullore pasi që ata janë më të ngarkuar me punë të rënda fizike dhe më të rrezikshme siq janë punët në ndëërtimtari ppoashtu edhe aksidentet me makina , rrëzimet e ndryshme etj , kjo sëmundje m së shpeshti ndodh te mosha e rritur por nuk e shmang edhe mundësinë e prekjes tek fëmijët në rastet e rrëzimeve të ndryshme .

Metodat e vlerësimit të kësaj sëmundje janë : kur I lënduari pas një aksidenti sado I vogël që të jetë ndien kokë dhimbje marramenjde , humbje orientimi , humbje të kujtedës , dhimbje qafe , problem në shiqim , ndëgjim etj .

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2891

Share

COinS