Date of Award

Fall 11-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Hana Bejiqi

Language

Albanian

Abstract

Lindja e indukuar është proces i stimulimit artificial të mitrës për të filluar lindjen. Stimulimi i lindjes nënkupton stimulimin e mitrës gjatë lindjes për të rritur frekuencën dhe forcën e kontraktimeve. Induksioni dhe stimulimi i lindjes ende janë sfidë për obstetrit, mamitë dhe infermieret në botë edhe te ne, sepse bartin një sërë rreziqesh si për shëndetin e nënës ashtu edhe për frytin - të porsalindurin. Andaj, qëllimi i punimit tonë është që të hulumtohen rastet e lindjeve të indukuara dhe të stimuluara në Klinikën Obstetrike - Gjinekologjike ne QKUK, në periudhën Janar-Mars, 2020.

Studimi është i llojit retrospektiv, i serisë të rasteve të lindjeve me induksion dhe stimulim, të cilat janë kryer në Kliniken Obstetrike-Gjinekologjike në Prishtinë. Si burim i të dhënave na ka shërbyer protokolli i evidencës në sallë të lindjes dhe bllokun në operator.Pacientët me induksion dhe stimulim janë analizuar sipas moshës së nënës, vitalitetit të porsalindurit të vlerësuar sipas APGAR score në minutën e parë dhe të pestë të lindjes si dhe peshës së të porsalindurve në lindje. Gjithashtu, synim i hulumtimit tonë ka qenë edhe analiza e ndërhyrjeve dhe komplikimeve në rastet e indukuara dhe të stimuluara ku lindja është kryer me rrugë vaginale. Të dhënat janë analizuar me programin Microsoft Excel. Rezultatet janë paraqitur në formë tabelare dhe me grafikone.

Gjate periudhës së studimit, në KOGJ kanë qenë gjithsej 591 raste me stimulim, induksion dhe SC për arsye të dështimit të induksionit. Kanë qenë 527 raste me stimulim dhe 64 raste me induksion; 20 prej tyre kanë përfunduar me prerje cezariane, (SC). Në lindjet e stimuluara ka dominuar grup mosha ≥ 20-30 vjeç, me 264 raste. Ka dominuar pesha e lindjes ≥2500gr në 505 raste, Apgar-score ka qenë te numri më i madh i të porsalindurve në minutën e 5-te me vlera 7- 10. Në asfikison kanë lindur vetëm 2 foshnje. Induksioni është aplikuar në 64 shtatzëna. Lindja me induksion është kryer vetëm në 44 lindje kurse në 20 raste induksioni ka dështuar. Janë indukuar 21 shtatzëna të moshës ≥30-40 vjeç ; 32 të porsalindur kanë qenë me peshë të lindjes ≥2500gr, 28 të porsalindur kanë pasur AS në minutën 5 7-10. Asfiksion kane pasur 8 të porsalindur.

Pas dështimit të induksionit, në 13 raste lindjet janë kryer me prerje cezariane dhe atë te nënat e grup moshes ≥20-30 vjet. Në 20 raste të pors alindurit ishin me peshë ≥2500 gram, 19 të porsalindur kishin AS5 7-10 dhe asnjë i porsalindur nuk ka qenë në asfiksion. Në 54% të rasteve lindja vaginale e indukuar dhe stimuluar nuk kishte komplikime dhe intervenime. Ne 39% të rasteve është dashur të bëhet episiotomia medio-laterale e anës së djathtë si dhe sutura. 7% e rasteve kanë patur rupture të perineumit te shkallës së parë. Lëndime të tjera nuk janë gjetur. Bazuar në rezultate tona, te lindja e indukuar Nw 18% tw rasteve të porsalindur kanë qenë asfiktik. Në 31% të rasteve ka dështuar induksioni dhe lindjet janë përfunduar me prerje cezariane. Episiotomia medio-laterale e djathtë dhe sutura janë kryer në 39% të rasteve. Sugjerojmë se menaxhimi i shtatzënisë, vendosja e indikacioneve pre induksion dhe stimulim të lindjes si dhe aplikimi i episiotomise në lindje duhet të bazohen ekskluzivisht në kriteret e Programit “Kujdesit Efektiv Perinatal” - EPC program” OBSH 2014, program i cili përdoret edhe në shtetet tjera të botës, ku është kujdesi për shëndetin perinatal më i avansuar. Ky program i bazohet në dëshmi, ku çdo veprim duhet të jetë i bazuar në fakte.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2678

Included in

Nursing Commons

Share

COinS