Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Selami Syla
Language
Albanian
Abstract
Planifikimi dhe organizimi i burimeve njerëzore është pjesë e procesit të menaxhimit i përqendruar në raportet njerëzore dhe sigurimin e mirëqenies së tyre, duke synuar që ata të kontribuojnë dhe të kenë performancë të lartë në raport me kërkesat për shërbime cilësore.
Ky hulumtim ka për qëllim shqyrtimin dhe analizimin e planifikimit të organizimit të burimeve njerëzore duke u fokusuar në administratën publike, ndonëse planifikimi i duhur përmirëson cilësinë e punës së personelit, në këtë rast determinon ofrimin e shërbimeve cilësore në pushtetin lokal.
Menaxhimi i burimeve njerëzore nuk konsiderohet vetëm si domosdoshmëri, por edhe si aktivitet i përditshëm i cili në mënyrë produktive rrit edhe përformancën e shërbimve administrative në institucionet publike apo edhe private. Një organizatë në përgjithësi duhet që të plotësojë disa kushte paraprake si dhe të përgatisë personelin e saj në harmoni me kërkesat kohore.
Popullatë e këtij hulumtimi janë shërbyesit e administratës në komunën së Mitrovicës, nga e cila si mostër u përzgjodhën 120 shërbyes. Hulumimi ka karakter deduktiv, sepse niset nga shqyrtimi teorik për të përfunduar me mendimet e respodenteve në komunën e Mitrovicës. Për mbledhjen e të dhënave u shfrytëzua pyetësori, si instrument i mbledhjes së të dhënave sasiore. Nëpërmjet rezultateve të dala nga këto instrumente arritëm t’i përgjigjemi pyetjes së hulumtimit dhe njëherazi ta vërtetojmë hipotezën e këtij hulumtimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2775
Recommended Citation
Uka, Diellza, "PLANIFIKIMI DHE ZHVILLIMI I BURIMEVE NJEREZORE NȄ ADMINISTRATEN KOMUNALE - MITROVICË" (2021). Theses and Dissertations. 2636.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2636