Date of Award
2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Engineering Management
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi i planit dinamik të projektit nënkupton procesin e udhëheqjes dhe planifikimit te aktiviteteve ndërtimore qe nevojiten për ta përfunduar një projekt ndërtimor.
Disiplina e ndërtimtarisë është profesion specifik sa i përket anës ekonomike dhe menaxheriale. Ndërtimtaria ka për synim ngritjen dhe rikonstruktimin e objekteve ndërtimore. Si veprimtari, ajo realizon produktin e caktuar, objektin ndërtimor-arkitektonik. Ndërtimtaria veqohet për shkak të aktiviteteve të shumta që nevojiten për arritjen e një rezultati brenda një afati kohor. Secili aktivitet si proces teknologjik ka kohëzgjatjen e tij.
Varësisht nga natyra e projektit kemi aktivitete që kryhen në vartësi nga aktivitetet tjera paraprake dhe aktivitete të pavarura, që kryhen në të njëjtën kohë me aktivitet tjera. Organizmi i planit dinamik për projektet e qe i përkasin disiplinës se ndërtimit kërkon një grup punues të aftë që të mund ti përcaktojë nevojat dhe ti identifikoj problemet e organizatës apo njësisë punuese.
Planifikimi dhe strukturimi i aktiviteteve punuese në varësi të kohës quhet plan dinamik i punës. Paraqitja e aktiviteteve dhe kohëzgjatjes së tyre bëhet me metoda të ndryshme, por është e rëndësishme që paraqitja të jetë e thjeshtë dhe lehtë e kuptueshme.
Ky punim ka për qëllim studimin e metodave paraprake dhe arritjen në përfundime rreth përdorimit të tyre në projekte ndërtimore. Gjithashtu ky punim shqyrton cilësisë dhe efektivitetit e proceseve të menaxhimit, monitorimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike, duke paraqitur modele dhe forma të ndryshme për llogaritjen e performancës së tyre.
Pas shqyrtimit të metodave për organizim të planeve dinamike, ky punim bën përpilimin e planit dinamik përmes diagramit te gantit duke u bazuar ne paramasën e objektit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2957
Recommended Citation
Vataj, Sami, "Menaxhimi i Planit Dinamik per Objektin B+P+5" (2021). Theses and Dissertations. 2781.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2781