Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në biznes në ditët e sotme, sepse njerëzit dhe njohuritë e tyre janë aspektet më të rëndësishme që ndikojnë në produktivitetin e kompanisë. Një nga aspektet kryesore të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është motivimi dhe matja e kënaqësisë së punonjësve. Kompanitë duhet të sigurohen që kënaqësia e punonjësve është e lartë në mesin e punëtorëve, gjë që është një parakusht për rritjen e produktivitetit. Ky punim analizon efektin e motivimit të punonjësve në organizatë dhe llojet e ndryshëm të motivimeve. Gjithashtu punimi hedh drite mbi atë që e shtyn një punonjës të punojë më mirë për përfitimet e përgjithshme të organizatës. Punimi gjithashtu analizoi sisteme të ndryshme të shpërblimit dhe mënyrën se si mund të përdoret nga një kompani, gjithashtu shikon kulturën organizative dhe si ndikon në sjelljen e punonjësve. Pjese e punimit është dhe analiza që është kryer në kompaninë Ferronikeli, përmes një pyetësori ku nga 1200 punëtorë, pyëtesorët janë dorëzuar tek 500 punëtorë. Punonëtorët që morën pjesë ishin punëtorët me ndërrime dhe me orar administrativ, nga të gjitha departamentet, dhe që në kompani kanë punuar në periudha të ndryshme kohore. Pyetësori është i ndarë në katër pjesë të ndryshme, dhe të dhënat e dala nga pyetësori janë analizuar dhe paraqitur në këtë raport në katër kritere: Komunikimi në vendin e punës, të ardhurat e punonjësve, stimujt afatgjatë dhe stimujt jo-financiarë. Ky hulumtim është ekzekutuar në mënyrë që të matet kënaqësia e tanishme motivuese e punonjësve si dhe faktorët dhe stimuluesit në kompani.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2875
Recommended Citation
Vela, Emira Krasniqi, "FAKTORËT MOTIVUES PËR PUNONJËSIT E KOMPANISË NEWCO FERRONIKELI COMPLEX L.L.C." (2021). Theses and Dissertations. 2703.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2703