Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Gani Halilaj
Language
Albanian
Abstract
Shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare që çdo infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregojë një kujdes të veçantë. Skizofrenia është një çrregullim i rëndë mendor në të cilin emocionet e personit, mendimi, gjykimi dhe zotërimi i realitetit janë aq të çrregulluara saqë funksionimi i tij ose i saj është i dëmtuar rëndë. Ky hulumtim ka si qëllim zgjërimin e njohurive në fushën e psikiatrisë, përkatësisht kualitetit të jetes te pacientet me skizofreni.
Në këtë punim do të tregojmë se skizofrenia është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar prej fillimit, dhë do të përdorim pytsorë të përmbledhim shkurtimisht vështirësitë në vlerësimin e cilësisë së jetës në pacientët skizofren, si dhe rezultatet në lidhje me cilësinë e tyre të jetës.
Qëllimi: Të vlerësoj dhe të analizoj opinionet e pacientëve në qendrën e kujdesit mendor për vëmendjen dhe kujdesin që i ofrohen, kushtet jetësore, asistencen sociale dhe kujdesin familjarë të tyre. Është me rëndësi edhe identifikimi i problemeve që kanë, trajtimi i drejtë i tyre, kujdesi, asistenca sociale e shëndetësore që ju ofrohet nga institucionet etj.
Metodologjia: Punimi përfshin teknika cilësore, puna është përqendruar në mbledhjen dhe përpunimin e informacionit cilësorë. Si të dhëna primare janë përdorur pytësorët. Një pjesë e konsiderushme e të dhënave sekondare janë siguruar nëpërmjet shfrytëzimit të literaturës të ndryshme, revistave dhe artikujve të huaj.
Rezultatet: Gjithsej numri i pjesmarrësve në pytësor ka qenë 7. Hulumtimin e kami realizuar në Qendrën e Shëndetit Mendor në Bashkësi(QSHMB) në Skenderaj. Në hulumtim tonë kemi përfshirë pacient të cilët kanë pranuar ti nënështrohen pytësorit tonë të cilin e kemi përgaditur paraprakisht. Nga pytësori i parapërgatitur janë përgatitur të dhëna sasiore të cilat janë paraqitur në tabela dhe diagrame.
Konkluzionet: Prej këtij studimi kemi rrezultate jo aq të mira lidhur me problemet që kanë personat me skizofreni tek Qendrën e Shëndetit Mendor në Bashkësi(QSHMB) në Skenderaj . Me rëndësi shumë të madhe është të dijmë si të bëhet përmirësimi i kësaj dukurie me inciativen e vet punëtorëve shëndetësore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2703
Recommended Citation
Veliu, Elona, "Ndikimi I Përmirësimit Të Kualitetit Të Jetes Tek Pacientët Me Skizofreni Në Qshm Në Skenderaj" (2021). Theses and Dissertations. 2213.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2213