Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fitim Alidemaj

Language

Albanian

Abstract

Astma është sëmundje kronike e mushkërive e cila i inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjës. Astma shkakton perioda përseritëse të “wheezing”-ut (zë fishkëllues gjatë frymëmarrjës), ngushtim të gjoksit, zënie të frymës dhe kollitje. Kollitja zakonisht paraqitet gjatë natës ose herët në mëngjes.

Rrugët e frymëmarrje të inflamuara bëhen shumë të ndjeshme dhe reagojnë ndaj substancave të caktuara të quajtura alergjene të cilat shkaktojnë sulme të astmës.Astma është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme në mbarë botën.

Astma së pari është vërenjtur në Egjiptin e Vjetër dhe ishte trajtuar me pirjen e një përzierje aromatike të njohur si “aksyphi”. Astma ishte emëruar zyrtarisht si problem specifik respirator nga Hipokrati në vitet 450 p.l.k, me një fjalë greke që kishte kuptimin e frymarrjës së zhurmshme, gjë që lidhet edhe me emrin modern të sotshëm. Në vitet 200 p.l.k besohej se astma kishte lidhshmëri me emocionet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2846

Included in

Nursing Commons

Share

COinS