Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Jakup Ratkoceri
Language
Albanian
Abstract
Sistemet e komunikimit mund të jenë me tel ose me valë (pa tela) dhe mediumi i përdorur për komunikim mund të jetë ‘guided’ ose ‘unguided’. Në komunikimin me tela, mediumi është një rrugë fizike si kabllot co-axial, kabllot me çiftore të përdredhur dhe kabllot me fibrave optike etj. Termi “wireless” i referohet komunikimit ose transmetimit të informacionit në një distancë pa pranin fizike të telave, kabllo ose ndonjë mediumi tjetër përcjellës elektrik. Komunikimi pa tel është një nga mediumet e rëndësishme të transmetimit të të dhënave ose informacionit në pajisjet e tjera. Tel komunikimi pa tela informacioni transmetohet përmes ajrit, pa kërkuar asnjë kabllo, duke përdorur valë elektromagnetike si frekuencat e radios, infra të kuqe, satelit, etj.Në fund të shekullit të 19-të, u prezantuan sistemet e para të komunikimit pa tel dhe teknologjia është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme gjatë viteve. Sot, termi “wireless” i referohet një grupi pajisjesh dhe teknologjish që variojnë nga telefonat inteligjentë në laptopë, kompjuterë, printerë, Bluetooth, etj. Nga ana tjetër, Komunikimi pa tela nuk kërkon ndonjë medium fizik por përhap sinjalin nëpër hapësirë. Meqenëse, hapësira lejon vetëm transmetimin e sinjalit pa ndonjë udhëzim, mediumi i përdorur në komunikimin pa tel quhet medium‘unguided’. Në ditët e sotme, sistemi i komunikimit pa tel është bërë një pjesë thelbësore e llojeve të ndryshme të pajisjeve të komunikimit pa tel, që lejon përdoruesin të komunikojë edhe nga zona të operuara në distancë. Ka shumë pajisje që përdoren për komunikim pa tel si celularët, telefonat pa kabëll, GPS, Wi-Fi, televizion satelitor dhe pjesë kompjuterike pa tel. Telefonat pa tel aktualë përfshijnë rrjete 3G, 4G, 5G teknologji, Bluetooth dhe Wi-Fi. Ky punim është përqendruar në elementet e sistemit të komunikimit pa tela, llojet e komunikimit pa tela, përparësia dhe disavantazhi i tij, teknologjia PoE dhe siguria në teknologjinë pa tela (wireless)
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2879
Recommended Citation
Veseli, Dokleat, "KOMUNIKIMI I RRJETAVE PA TELA DHE SIGURIA" (2021). Theses and Dissertations. 2699.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2699