Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Integrated Design

First Advisor

Gazmend Ejupi

Language

Albanian

Abstract

Në Kosovë duke marrë parasysh se zhvillimi ka qenë më mbrapa se në vendet e tjera si pasojë e tranzicionit dhe zhvillimit ekonomik, njerëzit çdo vit e më shumë kanë shfaqur interesim për Art dhe Kulturë. Arti tash e disa kohë ka qenë pjesë e jetës sonë prandaj kërkesa për hapësira kulturore është duke u rritur çdo vit e më shumë.

Nevoja për të organizuar qendra kulturore, salla koncertale, teatro, galeri artistike ka ndikuar që dizajni i brendshëm të kërkohet më shumë, në mënyrë që të ofrohen hapësira adekuate.

Dizajni i brendshëm ka arritur të përmirësoj brendësin e një ndërtese për të arritur një mjedis më të përshtatshëm dhe të këndshëm estetikisht për njerëzit që përdorin hapësirën. Duke përdorë vijat, format, hapësirën, teksturat, paternat, ngjyrat dhe dritën çdo objekti mund t’i japim funksionin që dëshirojmë.

Shenjat e para të qasjes ndaj dizajnit të brendshëm u vunë re që nga vendbanimet parahistorike që shfaqin florën dhe faunën. Këto vendbanime ishin realizuar me baltë, shkopinjë dhe lëkura kafshësh. Kështu filloi historia e dizajnit të brendshëm që u përdorë për shkak të nevojave jetësore për të vazhduar më vonë të shndërrohet në profesion i cili do të ofronte stile të ndryshme jetese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2575

Share

COinS