Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Energy Efficiency Engineering
First Advisor
Ines Bula
Language
Albanian
Abstract
Në ditët e sotme bota po ballafaqohet me një virus i cili ka shkaktuar probleme të mëdha dhe po merrë shumë jetë njerëzish. Populli i planetit tonë mendjen e tyre kryesisht e ka të fokusuar tek ky virus i cili na ka bërë të harrojmë që virusi kryesor në këtë planet është ngrohja globale e cila kryesisht shkaktohet nga gabimet e qenieve njerëzore të cilët me arrogancën dhe padijeninë e tyre janë duke e shkatërruar natyrën (tokat,malet,shtresat e ajrit). Pandemia që është shkaktuar nga ky virus bëri që të mbyllen shumë industri të ndryshme, qytete nga e gjithë bota janë mbyllur e po ashtu edhe numri i makinave të ndryshme është pakësuar të cilat emitojnë dioksid të karbonit që e shkatërron shtresën e ozonit ku si pasojë rritet dhe shkaktohet ngrohja globale. Një studim i disa shkencëtarve erdhi në një rezultat që në vitin 2020 mes muajit janar dhe prill emisionet e karbonit kanë rënë në 17 përqind, studim ky që është zhvilluar në 69 shtete të Amerikës dhe 39 provinca të Kinës, pra mund të vi në një konkludim që ky ishte një përfitim i planetit tonë duke e ngadalësuar hovin e ngrohjes globale që shihet si problemi kryesor. Energjia e gjelbër shihet të jetë zgjidhja kryesore për ngrohjen globale, disa nga llojet e energjisë së gjelbër ose rinovueshme janë energjia e erës, diellit,hidroenergjia,energjia gjeotermale etj. Por në këtë temë fokusimi kryesor do të jetë në potencialin që e ka energjia e erës për prodhimin e energjisë së rinovueshme. ` Përfitimi i parë dhe më i dukshëm i përdorimit të energjisë së erës është se ajo është një burim i pastër i energjisë. Nuk ndotë ajrin siç bëjnë termocentralet. Ajo nuk mbështetet në lëndët djegëse fosile, si qymyri ose gazi natyror, që krijojnë emisione dhe smog në të gjithë planetin, së bashku me shiun acid dhe gazrat serrë. Energjia e erës është një nga burimet e energjisë me rritjen më të shpejtë në botë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2909
Recommended Citation
Shatri, Andrian, "POTENCIALI I PRODHIMIT TË ENERGJISË SË RIPËRTËRISHME ME ERË" (2021). Theses and Dissertations. 2721.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2721