Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Rexhep Gjyliqi
Language
Albanian
Abstract
Vaksinimi është një nga fitoret më të mëdha të mjekësisë. Nganjëherë dëshirojmë të dimë më shumë për to veçanërisht kur na vjen ftesa për vaksinimet e para të fëmijëve në familjen tonë. Vaksinat janë të ndryshme sipas sëmundjes që kërkojmë të luftojmë. Ato mund të përbëhen nga mikroorganizma të çaktivizuar (të vrarë) ose të zbutur (të bërë të padëmshëm), ose nga pjesë të tyre, ose madje nga substanca që ato prodhojnë, të cilat quhen toksina, e të bëra jo aktive. Vaksinat veprojnë duke nxitur një sistem natyral mbrojtjeje: sistemin imunitar. Ky sistem ka për qëllim të prodhojë qeliza mbrojtëse të cilat janë të afta të pengojnë shfaqjen e sëmundjes. Gjatë jetës ne na duhet të mbrohemi nga mijëra virusë dhe bakterie me të cilat ndeshemi sepse ata janë të pranishëm anembanë në ambientin që na rrethon. Vaksinat luftojnë sëmundje infektive të rrezikshme për të cilat nuk ekziston ndonjë terapi (poliomieliti) ose për të cilat terapia nuk është gjithmonë e efektshme (difteriti, tetanozi, menengjiti nga hemofili, nga meningokoku, sëmundjet pushtuese të shkaktuara nga pneumokoku, hepatiti B, lia e deleve) ose sëmundje të cilat mund të jenë shkak komplikacionesh të rënda (fruthi, kolla e mirë, rubeola). Në mënyrë që prindërit të jenë të ndërgjegjshëm për vaksinimet që duhet t'u bëjnë fëmijëve të tyre është mirë të kërkojnë informacion dhe sqarime te qendra e vaksinimit ose te pediatri
besuar. Përpara kryerjes së vaksinimit personeli sanitar i shërbimit të vaksinimit verifikon që të mos ekzistojnë kundërkëshillime dhe kontrollon dokumentet sanitare të fëmijës (librezën shëndetësore personale, etj). Prindërit ftohen t'u bëjnë të ditur shërbimit vaksinal ose pediatrit të besuar solo dyshim ose konstatim që mendojnë se është i vlefshëm.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2697
Recommended Citation
Shatri, Drita, "NJOHURITË E PRINDËRVE RRETH VAKSINIMIT NË KOMUNËN E ISTOGUT" (2021). Theses and Dissertations. 2185.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2185