Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Hyrije Koraqi

Language

Albanian

Abstract

Patatja (Solanum tuberosum L.) është kultura e katërt më e rëndësishme e perimeve në botë si një kulturë ushqimore për konsum njerëzor. Patatet e kultivuara janë përhapur nga Amerika e Jugut ku kanë origjinën në 160 vende të botës. Konsumi i patateve të freskëta ka rënë ndërsa produktet e përpunuara të patates janë rritur në popullaritet. Ndërsa patatja bëhet element kryesor në dietat e e numrit në rritje të njerëzve, ndryshimet e vogla në përbërjen ushqyese të patates do të kenë ndikime të mëdha në shëndetin e popullatës. Patatja është një ushqim i pasur me karbohidrate, që siguron energji me pak yndyrë. Përmbajtja e proteinave të patates është mjaft e ulët, por ka një vlerë të shkëlqyeshme biologjike prej 90–100. Patatet janë veçanërisht të larta në vitaminë C dhe janë një burim i mirë i disa vitaminave B dhe kaliumit si dhe sasi të konsiderueshme të fibrave dietike.Gjithashtu,shumë përbërës në patate kontribuojnë në aktivitetin antioksidant dhe interesi për kultivarët e patates po rritet. Ky studim u krye në fabrikën e përpunimit të patates “Vipa Chips” dhe qëllim të këtij punimi është vlerësimi i cilësisë së prodhimit të chipsit duke marrë në konsideratë :Njohuri teorike e praktike mbi procesin e prodhimit të chipsit,njohuri themelore për rolin e hapave teknologjikë në procesin e prodhimit të chipsit,kushtet në të cilat zhvillohet procesi i prodhimit dhe roli dhe ndikimi i përdorimit të vajit në prodhimin e chipsit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2604

Included in

Food Science Commons

Share

COinS