Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Ardiana Hajdari
Language
Albanian
Abstract
Hyrje- Artriti Reumatoid (RA) është një sëmundje autoimune inflamatore e karakterizuar nga sinoviti i nyjeve të vogla dhe të mëdha, e cila mund të çojë në shkatërrimin e kërcit dhe kockave duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme për shkak të erozionit të sipërfaqeve të kockave, nëse nuk trajtohet.
Qëllimi- Qëllimi i këtij punimi është edukimi i pacientëve me artrit reumatoid për mënyrën e jetesës, si të ushqehen, me çfarë aktivitete fizike të mirren, cila moshë dhe gjini është më e prekur dhe mbi të gjitha cili është roli ynë si infermierë në lehtësimin e dhimbjes te pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid.
Metodologjia - Ky hulumtim është i tipit deskriptiv. Të dhënat janë mbledhur përmes anketimit të pacientëve me Artrit Reumatoid, në Klinikën e Reumatologjisë në Prishtinë, në muajin janar të vitit 2021, ku morën pjesë 42 pacientë, ku 23 ishin femra apo 55% dhe 19 ishin meshkuj apo 45%, mosha mesatare e femrave ishte 52.5 vjeç ndërsa e meshkujve ishte 56.2 vjeç. Me anë të kësaj analize vijmë në përfundim se mosha më e vjetër është një faktor për shfaqjen e artritit. Gjinia më e prekur është gjinia femërore me 55% ndërsa gjinia mashkullore është 45%.
Rezultatet-Sipas rezultateve tona femrat përdorin më shumë barna për të lehtësuar dhimbjen deri ne 55% ndërsa me sporte rekreative si not, qiklizëm, aerobik etj, meshkujt janë më aktiv, që të dy gjinitë 33% i vizitojnë qendrat rehabilituese shpeshëherë. 47.6% konsultohen me nutricist për ushqimin që konsumojnë, ndërsa 57% nuk janë konsultuar asnjëherë me psikologun për shqetësimet dhe gjendjen emocionale të tyre që kanë pasur pasi që janë diagnostifikuar me AR..
Përfundimet-Infermierët luajnë një rol të madh ndërdisiplinor në edukimin shëndetësor dhe menaxhimin e artritit reumatoid në komunitet. Ne si infermierë duhet t’i edukojmë pacientët me artrit reumatoid rreth regjimit të marrjes së ilaçeve për të kontrolluar dhimbjen, t’i mësojmë për përdorimin e pajisjeve të përshtatshme adaptive për aktivitetet e jetës së përditëshme menaxhimin e stresit si dhe aktivitetin e duhur fizik për parandalimin e dëmtimit të nyjeve. Po ashtu rekomandoj të bëhen trajnime shtesë për edukimin e infermierëve në menaxhimin e personave me AR.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2784
Recommended Citation
Sadiku, Fatime Zuka, "KUJDESI INFERMIEROR TEK TË SËMURËT ME ARTRIT REUMATOID" (2021). Theses and Dissertations. 2640.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2640