Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Lorikë Salihu
Language
Albanian
Abstract
Konsumimi i produkteve me prejardhje mielli në vendin tonë ka pasur gjithmon interesim të madh, ku me kalimin e viteve kjo fushë është zgjeruar shumë duke futur në treg produkte të reja konditore. Buka artizanale me brum të thartë, është bukë e cila prodhohet me maja natyrale e bërë paraprakisht të paktën një javë para përdorimit dhe që ka një mënyrë të veqant të pjekjes. Buka artizanale njihet për vlerat ushqyese, andaj edhe qëllimi i këtij punimi ka qenë detektimi i furrave të cilat ende prodhojnë bukë artizane në komunën e Prishtinës dhe të përcaktohen analizat organoshqisore, fiziko-kimike, NaCl, poroziteti i bukës, aftësia thithëse e ujit, aciditeti, pH, lagështina dhe analizat mikrobiologjike të brumit tharëm dhe bukës së përgatitur nga këto furra. Gjithashtu parim kryesor i këtij punimi ka qenë përgatitja e majasë natyrale në kushte laboratorike, gatimi i bukës nga maja e fituar dhe analizimi i procedurës së pjekjes. Ky punim është kryer gjatë periudhës Tetor-Nëntor-Dhjetor, ku janë analizuar gjithsej tri mostra (M1, M2, M3) të bukës, si produkt final i furrave, por edhe tri mostra të bukës tharëm, që shërben si majë natyra për fermentim. Analizat janë realizuar kryesisht në laboratorët e UBT-së, në Kampus- Lipjan dhe një mostër që është analizuar në laboratorët e Univeritetit të Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2603
Recommended Citation
Bajrami, Donjeta, "ROLI I KRIPËS DHE ROLI I PJEKJES NË BUKËN ARTIZANALE" (2021). Theses and Dissertations. 2088.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2088