Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Yllka Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është të zgjerojmë njohuritë për fibrozën cistike si sëmundje dhe të marrim njohuritë e duhura rreth mënyrave se si duhet të qasemi ne ndaj femijëve dhe pacientëve të prekur nga kjo sëmundje, duke pasur parasysh diagnostikimin e hershëm dhe të saktë, fillimin e trajtimit, shkallën e prekjes pulmonare, si dhe edukimin e pacientit dhe të prindërve lidhur me këtë sëmundje dhe mënyrën e trajtimit. Një tjetër objektiv specifik i punimit është roli i infermieres në trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve obstruktive respiratore. Këto objektiva kanë të bëjnë veçanarisht për kujdesin dhe menaxhimin që duhet t’iu bëhet të sëmurëve më këto sëmundje. Roli i infermierëve është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt. Kjo do të thotë se me ofrimin e kujdesit adekuat nga ana e infermierëve dhe stafit mjekësor do të rritet edhe mirëqenia e pacientit. Të dhënat kryesore për këtë punim janë marë nga libri i protokoleve në QKUK dhe nga rishqyrtimi i literatures e cila është marrur nga autorët botëror. Subjekt i këtij puimi është numri i rasteve të personave të prekur nga fibroza cistike për tërë regjionin e Kosovës për periudhën 1 Janar 2019 deri më 31 Dhjetor 2019. Numri i të prekurve me fibrozë cistike është 44 raste, më e prekur është gjinia femrore me 23 raste,ndersa gjinia mashkullore me 21 raste. Ndër regjionet më të prekura janë: Fushë Kosova me 9 raste, Prishtina me 8 raste, Podujeva me 8 raste, Prizren 5 raste ndërsa vendet e tjera me nga 1 rast. Më të prekur me këtë sëmundje me fibrozën cistike janë fëmijët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2699
Recommended Citation
Bajrami, Egzon, "FIBROZA CISTIKE" (2021). Theses and Dissertations. 2194.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2194