Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Ferid Selimi

Language

Albanian

Abstract

Tema “Roli i fotografisë në raportimin gjatë luftërave në Ballkan” ka për qëllim trajtimin dhe shpjegimin e rolit të fotografisë në procese të ndjeshme siç janë konfliktet e ndryshme apo luftërat. Jemi dëshmitar të lajmeve të ndryshme për ndikimin që ka fotografia në vendimmarrje të rëndësishme në vende të ndryshme në botë.

Fotografitë e luftës së fundit në Kosovë konsiderohet se kanë qenë vula e ndikimit tek personat kompetent dhe tek organet të cilat kanë pasur në dorë “fatin” e Kosovës. Përgjatë kësaj teme do të analizohen dhe shpjegohen fotografi të tilla nga lufta e fundit në Kosovë, fotografi të cilat përveç se të ndjeshme, në vete përmbajnë edhe histori të ndryshme të cilat janë prova më e mirë e ngjarjeve të vitit 1999-të në Kosovë.

Metoda që është përdorur në këtë temë është metoda kualitative, metodë kjo e cila bazohet në hulumtimet e ndryshme në revista, libra, rrjete sociale, portale dhe media të tjera të cilat përdoren si mjet në të cilin referohen shpjegimet e fotografive në fjalë.

Hipoteza e cila është shtruar në fillim të hulumtimit është se mënyra e realizimit të fotografive të luftës është e veçantë dhe duhet të ketë detaje të rëndësishme të cilat shfaqin në mënyrën më të mirë arsyen e realizimit të asaj fotografie.

Pas hulumtimit dhe analizimit të fotografive të marra për shembull në këtë teme diplome, mund të themi se shumica e fotografive të luftës janë fotografi të cilat në vete përmbajnë detaje të ndryshme përmes të cilave shpjegohen vizualisht arsyet e realizimit të tyre. Shumë nga këto fotografi kanë ndikuar pozitivisht në procese të ndryshme gjyqësore, duke përfshirë këtu edhe evidentimin e personave që kanë kryer krime në vende të ndryshme për të cilat flasim në këtë temë.

Ajo çka duhet të mbahet mend gjithmonë, është rëndësia që ka fotografia në procese të tilla, rëndësi kjo e cila më së shumti mund të vërehet gjatë analizimit të fotografive dhe ndikimit që kanë pasur ato në vendimmarrje të ndryshme në vende që kanë qenë dhe gjenden në konflikte në botë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2856

Included in

Communication Commons

Share

COinS