Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Abdullah Gruda

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Problemet shëndetësore me të cilat përballen të moshuarit janë të shumta, ndër problemet e zakonshme që lidhen me plakjen është edhe cilësia e gjumit. Cilësia e dobët e gjumit bëhet e zakonshme me plakjen dhe si pasojë e cilësisë së dobët ndikojnë faktorë të ndryshëm. Faktorët predispozues përfshijnë faktorë rreziku që rrisin gjasat që të moshuarit të përjetojnë gjumë të dobët, shëndet të dobët fizik dhe mendor, histori familjare ose status i ulët socio-ekonomik.

Qëllimi i punimit: Ishte të bëjë njohjen e faktorëve që ndikojnë në cilësinë e gjumit te të moshuarit, t’i kuptojmë problemet të cilat i shkaktojnë faktorët e gjumit dhe të shpjegoj se si mund t’i parandalojmë këta faktorë.

Metodologjia: Punimi ka metodologji kuantitative.

Rezultatet: Në hulumtim morën pjesë 44 të moshuar, me moshë mesatare 73.9±9 vjeç, kryesisht nga komuna e Ferizajit me rrethinë. Rezultatet tregojnë se ekzistojnë faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit te të moshuarit.

Rekomandime dhe konkluzione: Kujdesi infermieror që ju ofrohet personave të moshuar është një trajtim që përmirëson cilësinë e jetës te të moshuarit, duke i ofruar ndihmë për tu ballafaquar me problemet shëndetësore dhe psiko-sociale, duke u ofruar atyre këshilla të ndryshme për cilësi sa më të mirë të gjumit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2724

Included in

Nursing Commons

Share

COinS