Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Sejdi Statovci

Language

Albanian

Abstract

Hyrje:Hernia është një gjendje në të cilën një organ ose një pjesë e organit depërton në një hapësirë tjetër të trupit përmes një pike të dobët ose përmes një defekti. Hernia inguinale shfaqet në regjionin inguinal. Te femijet hernia inguinale është e tipit indirekt që nënkupton se organet abdominale (më së shpeshti zorrët) lëshojnë hapësirën abdominale përmes kanalit inguinal dhe dalin nën lëkurën e regjionit inguinal ose ne skrotum.

Qëllimi i studimit: Ky studim ka pasur për qëllim evidentimin e rolit dhe rëndësisë së kujdesit infermieror tek fëmijët me hernie inguinale. Perkujdesja, këshillat prindërve, përgatitja preopratore, menaxhimi i dhimbjes dhe perkujdesja per plagen janë momente kyçe në punën e infermieres në lidhje me fëmijët me herni inguinale. Qëllimi kryesor i këtij punimi është dhenja e rekomandimeve me qëllim ngritjen e nivelit të përkujdesjes infermierore ndaj fëmijëve me herni inguinale.

Materiali dhe metodologjia: Ky punim është një hulumtim retrospektiv i realizuar në kuadër të hulumtimit tim për temën e diplomës në nivelin bachelor. Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi është një gërshetim i shqyrtimit të literaturës dhe metodës sasiore, e cila ka patur për qëllim hulumtimin e të dhënave statistikore të pacientëve me hernie inguinale të cilët janë operuar gjatë vitit 2020 në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në SHSKUK. Të dhënat e pacientëve janë marr nga protokoli operativ i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve ne SHSKUK, për periudhën Janar-Dhjetor 2020.

Rezultatet: Ky hulumtim përfshin 97 pacientë, të moshave të ndryshme nga 0 – 16 vjeç, të operuar për shkak të hernisë inguinale. Nga të gjitha rastet gjinisë mashkullore I përkasin 67 raste (69 %), ndërsa gjinisë femrore 29 raste (31%). Bazuar në moshën e pacientëve pediatrik të operuar dominojnë fëmijët e grupmoshës 0-5 vjeç me gjithsej 58 raste (59%), ndërsa me numrin më të vogël përfaqësohet grupmosha 10-16 vjeç (13%).

Nga këto raste pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga Rajoni i Prishtinës 59 raste (60.82%) dhe më së paku nga Rajoni i Pejës dhe Gjilanit me nga 2 raste (2%).

Konkluzionet: Hernia inguinale është një gjendje shëndetësore e cila mund edhe të kërcënojë jetën e pacientëve pediatrik nëse nuk trajtohet me kohë dhe në mënyrën adekuate. Kjo patologji zë një vend të rëndësishëm për sa i përket numrit të operacioneve që kryhen gjatë një viti dhe praktikisht është patologjia me numrin më të madh të rasteve që operohen. Njohja e kësaj patologjie, informimi i drejtë i prindërve me shenjat e inkarcerimit të hernisë dhe trajtimi adekuat dhe në kohën e duhur i shoqëruar me një kujdes të avansuar infermieror janë çelësi i suksesit në trajtimin e fëmijëve me herni inguinale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2953

Included in

Nursing Commons

Share

COinS