Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Eglantina Kraja Bardhi
Language
Albanian
Abstract
Kequshqyerja tek fëmijët mund të shkaktojë zhvillim dhe rritje të dobët. Ushqyeshmëria adekuate është kyçe për shëndetin dhe zhvillimin e çdo gjenerate. Qëllimi i këtij hulumtimi është për të vlerësuar nivelin e nën-ushqyerjes dhe kequshqyerjes te fëmijët nën moshën 6 vjeçare në Republikën e Kosovës. Hulumtimi është kryer duke marrë për mostër 200 fëmijë në institucionet parashkollore publike dhe private. Instrumentet e përdorura për kryerjen e hulumtimit ishin: pyetësori socio-demografikë, matjet antropometrike duke përfshirë peshë dhe gjatësi, si dhe fleta kontrolluese për zhvillimin e fëmijëve. Rezultatet e arritura treguan se 59% të respodentëve kanë rritje dhe zhvillim mesatar, 20% ishin me rrezik mbipeshe, 15% me rrezik nënpeshe, obez 1.5%, mbipeshë 3.5%, dhe 1% të dobësuar. Pra, prevalenca më e lartë ishte tek fëmijët mbipeshë. Të dhënat e pyetësorit socio-demografikë tregojnë lidhshmërinë të të ardhurave të familjeve, arsimimin e prindërve, moshën e tyre, profesionin dhe madhësinë e familjes me kequshqyerjen. Si konkluzion prevalenca e kequshqyerjes ka rezultuar relativisht e ulët, por përmirësimi i të ushqyerit është i domosdoshëm për shëndet optimal të fëmijëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2599
Recommended Citation
Begaj, Agon, "PROBLEMET NË RRITJE DHE ZHVILLIM TË FËMIJËVE NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE SI PASOJË E USHQYESHMËRISË JO ADEKUATE" (2021). Theses and Dissertations. 2092.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2092