Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Hasan Metin

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është të tregojë rëndësinë e procesit menaxherial dhe njëkohshëm rëndësinë e vendim-marrjes në kohë të pasigurive. Po ashtu, edhe evidentimi i vështirësive dhe pengesave me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet, përkatësisht bordet menaxhuese. Ky punim fillon me Krizën e Depresionit të Madh të viteve 1929/33 dhe vazhdon me Krizën Ekonomiko-Financiare të viteve 2007/08. Teza kryesore e këtij punimi do të shtjellohet përmes krizës së pandemisë Covid-19. Për këtë arsye, përgatitëm një pyetësor me 68 të anketuar nga ndërmarrjet private. Të dhënat u përpunuan nga programi Paketa Statistikore për Shkencat Sociale. Me anë të këtij studimi synohet arritja dhe shpjegimi në detaje se si kriza e pandemisë ndikoi në ekonomi dhe cila formë strategjike dhe vendim-marrëse u përdor për menaxhimin e situatës. Tema adreson një varg problemesh të shfaqura gjatë Covid-19shit, krizë shëndetësore që shkaktoi dëme në shumë forma, e shumë shkallë. Mes tyre, janë pashmangshëm dëmet shëndetësore, ato psikologjike dhe dëmet socio-ekonomike – dhe vështirësitë në menaxhimin e bizneseve, kryesisht kompanive të vogla dhe të mesme në sektorin privat. Këto kompani të vogla kishin si përparësi ruajtjen e likuiditetit financiar dhe ekzistencën në biznes. Dokumentet e prezantuara do të tregojnë masat e ndërmarra nga qeveria për të mbrojtur shëndetin publik, udhëzimet që duhet ndjekur për masat anti-Covid-19 dhe paketën përmes së cilës mësyhet rimëkëmbja ekonomike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2805

Included in

Business Commons

Share

COinS