Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Tema “Gazetaria e “like-ve” dhe ndikimet që ka ajo në mediat online në Kosovë” trajton në vete një çështje të ndjeshme e mjaft të rëndësishme për jetën në të cilën po jetojmë “Në jetën digjitale”. Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar në mënyrën e informimit dhe ndikimit të kësaj të fundit në cilësinë e mediave. Në këtë temë janë të përfshira disa fakte dhe informacione të rëndësishme teorike të cilat shpjegojnë në detaje që nga ajo se çfarë është gazetaria, e deri te “Shkrimi në Web” dhe mënyrat se si bëhet gazetaria online në Kosovë. Përgjatë zhvillimit të kësaj teme jam munduar që fillimisht të analizoj tituj të përzgjedhur nga disa media online në Kosovë dhe kam tentuar që të gjej edhe qëllimin e publikimit të atyre informacioneve, numrin e fjalive që përmban secili informacion dhe mënyrën e shkrimit të tij. Pjesë tjetër e kësaj teme janë edhe rezultatet e pyetësorit të realizuar me 1528 respodentë e nga i cili kanë dalë shumë arsye dhe mënyra se si “gazetaria varet nga likes” dhe mënyrat (sipas të anketuarve) se si kjo anomali e mediave online mund të eliminohet. Sipas të anketuarve, rubrika e cila është më evidente në aspektin e përdorimit të titujve bombastik është ajo e “Showbiz-it”

ndërsa portali më i ndikuar nga ky fenomen( bazuar në rezultatet e anketës) është “Gazeta Express”. Pikë tjetër me rëndësi është edhe arsyeja që sipas audiencës ndikon në zhvillimin e një fenomeni të tillë është edhe lufta për rritjen e numrit të audiencës. Sipas mostrës së marrë, arsyeja se pse ndodh një fenomen i tillë është dëshira për rritjen e audiencës e që na dërgon tek arsyeja tjetër që është “Grumbullimi i sa më shumë pëlqimeve”. Përgjatë kësaj teme jam munduar që të paraqes me fakte edhe “deformimin” e gazetarisë si pasojë e këtij fenomeni. Hipoteza që kam shtruar në fillim ka qenë se “Gazetaria në Kosovë varet nga like-s” dhe shpeshherë funksionon në bazë të këtij fenomeni. Fatkeqësisht kjo ka dalë të jetë e vërtetë, sipas të anketuarve “pëlqimet apo likes” po ndikojnë në funksionimin normal, moral dhe etik të gazetarisë online në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2595

Included in

Communication Commons

Share

COinS