Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Hajrullah Fejza

Language

Albanian

Abstract

Hyrje - Kënaqësia në punë është vlerësimi pozitiv apo negativ që ka punonjësi për punën në vetvete dhe me çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me detyrat në punë. Dëgjojmë shpesh fjalinë “po shkoj në punë” por asnjëherë intonacioni i saj nuk është i njëjtë, ndonjëherë më i lartë, ndonjëherë më i ulët, ndonjëherë mezi dëgjohet.

Qëllimi i punimit është që të dallojmë pikat kryesore që na drejtojnë neve tek kënaqësia në punë e individit. Duke ditur që kënaqësia në punë është në korrelacion të drejtë me performancën e punonjësit do të parashtrojmë mënyrat se si një punonjës mund të ndihet më i përfshirë me punën e tij dhe se si organizata mund të përfitojë nga maksimumi i punës së punonjësit.

Metodologjia - Për të realizuar këtë punim është përdorur shqyrtim i literaturës (secondary research) – i për të studiuar konceptet teorike në përgjithësi. Për këtë janë përdorur artikuj të shumtë studimorë, libra nga botimet më të ndryshme nga botues të famshëm botërorë. Bashkëbisedimi me stafin shëndetësor në QKMF-Hani I Elezit, dhe marrja e shumë mendimeve të tyre. Pyetësorë- janë përdorur për të nxjerrë statistika për të përmbushur hulumtimin rreth punëtorëve shëndetësorë në komunën e Hanit të Elezit.

Rezultatet – Në kuadër të hulumtimit të parë janë përfshirë stafi shëndetësor, të cilët kryesisht vinin nga komuna e Hanit të Elezit me rrethinë. Në bazë të këtij hulumtimi, shohim stafin shëndetësor nga afër se sa janë të lumtur me punën e tyre të përditshme që po e bëjnë ne përditshmëri. A e kanë të lehtë apo jot a kryejnë këtë punë, cilat janë sfidat që ato I kanë, a kanë kohë të mjaftueshme t’iu përkushtohen familjeve të tyre, me cilin element të punës janë më së shumti të kënaqur, e shumë të dhëna të tjera mund ti shohim në diagramet e punuara.

Infermierët gjithashtu ndihmojnë anëtarët e familjeve të tyre, miqtë dhe të tjerët për të marrë njohuritë dhe aftësitë që ata kanë nevojë për të siguruar kujdes për pacientin, duke ndihmuar për të lehtësuar dhimbjen e tyre.

Konkluzione- Në këtë kapitull janë përmbledhur pikat kryesore nga i gjithë punimi për të shpjeguar më mirë pyetjen hulumtuese. Nga sondazhet e bëra deri më tani në rajonin tone dhe më gjerë mund të konkludojmë se kënaqësia e punëtorëve ndaj pozitave të tyre në punë, ndaj elementeve të potencuara më poshtë nuk është në nivelin e duhur dhe ka hapësirë që kjo gjendje të përsoset akoma më shumë , të përditësohen kushtet e punës në nivele më të mira përmes të cilave të punësuarit dhe punëdhënësit do të jenë më se të kënaqur. Një dukuri e cila mund të vërehet në bazë të anketës së realizuar bie në sy se çështja e marrëdhënies me kolegët e punës është në nivelin më të lartë dhe punëtorët e shëndetësisë janë më se të kënaqur me marrëdhëniet e tyre me kolegët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2761

Included in

Nursing Commons

Share

COinS