Date of Award

Summer 7-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Duke e pasur parasysh kërkesat e bizneseve që të jenë më të ekspozuara në rrjetet sociale dhe në motorët e kërkimit si Google, thuhet që SEO është thelbësore që të ndihmojë të arrihen shumë nga qëllimet e bizneseve. SEO (Search Engine Optimization) ndihmon të krijohen marrëdhënie më të mira me audiencën, të përmirësohet përvoja e klientit, rrit autoritetin e biznesit, ndihmon në rritjen e klikimeve në faqe, jep përparësi ndaj konkurrencës dhe i rrit konvertimet, që do të thotë më shumë shitje, klientë më besnikë dhe më shumë rritje për bizneset e fushave te ndryshme.

Në këtë punim, analizohet zhvillimi i SEO-ës ndër vite dhe ndryshimet që ka pasur prej momentit të publikimit te uebfaqes së parë më 1991, ku zyrtarisht historia e SEO-së filloi më 1997 kur u lansua motori i parë i kërkimit, duke vazhduar deri në ditët e sotme. Analiza e këtijë ndryshimi ndër vite është zhvilluar duke përdorur publikime shkencore dhe libra për zhvillim të mëtutjeshëm të njohurive mbi këto ndryshime. Disa nga statistikat e ngritjes së një uebfaqeje përmes SEO-së janë marrë nga hulumtimet e bëra nga ekspert të marketingut digjital përkatësisht të asaj fushe.

Në këtë punim, duke i shfrytëzuar analizat krahasuese të zhvillimit te motorëve të kërkimit, evidentohet nevoja e përdorimit të SEO-së, në ngritjen e autoritetit të biznesit dhe rritjes së klikimit në faqe. Si qëllim është edhe të konstatohen faktorët që ndihmojnë në zhvillimin e drejt të SEO-së dhe ata faktorë të cilët shkaktojnë dështimin e tij.

Përfundimisht është konstatuar se SEO i përket një rëndësie të madhe për çdo biznes që dëshiron të jetë i dukshëm në internet, kështu që përpjekjet për zhvillimin e tij ia vlenë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2932

Share

COinS