Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Pranvera Ibrahimi

Language

Albanian

Abstract

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar globalisht dhe pavarësisht përparimeve në kujdesin klinik dhe mjekësinë, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Më shumë se gjysma e të rriturve kanë të paktën 1 faktor rreziku të sëmundjes koronare të zemrës (SAK) dhe gati një e katërta kanë lezione të përparuara aterosklerotike. Shkalla e aterosklerozës është e lidhur drejtpërdrejt me numrin e faktorëve të rrezikut. Zbulimi i hershëm është thelbësor për të identifikuar individët në rrezik dhe për të promovuar ndryshimet e stilit të jetës përpara se të ndodhë përparimi i sëmundjes. Pavarësisht nga prania e faktorëve të rrezikut dhe ndryshimeve patologjike, vlerësimi i rrezikut dhe përpjekjet për parandalimin e sëmundjes mungojnë në këtë grupmoshë. Ky rishikim ofron dëshmi patologjike së bashku me të dhënat aktuale të prevalencës së faktorit të rrezikut për të demonstruar nevojën për zbulimin e hershëm. 80 përqind e sëmundjes së zemrës është e parandalueshme përmes dietës dhe stilit të jetës, dhe të rriturit e rinj janë objektiva ideal për përpjekjet parandaluese, sepse ata janë në procesin e krijimit të zakoneve të jetesës. Ky rishikim synon të përcaktojë nevojën për një kontroll të shtuar, vlerësimin e rrezikut, edukimin dhe menaxhimin tek të rriturit. Këtu duhet të përfshihet vlerësimi i të gjithë faktorëve të rrezikut per SAK dhe zakonet e stilit të jetës (dietë, stërvitje dhe pirja e duhanit), presionin e gjakut, glikemine dhe indeksin e masës trupore. Pjesa e parë e këtij artikulli do të rishikojë patofiziologjinë dhe faktorët e rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare të zemrës. Pjesa e dytë do të tregojë për prevenimin e sëmundjes, rëndësin qe ze, për kontrollimin e kolesterolit, masat dietike, aktivitetin fizik, menaxhimin e hipertensionit, promovimin e nderprerjes së duhanit, kontrollimi i diabetit si dhe do te tregojmë për trajtimin në pergjithësi të SAK, rekomandimet e infermierit në permirësimin e rriskut kardiovaskular, rehabilitimin kardiak dhe edukimin e pacientëve për vetë-kujdes. Për më tepër qellimi i hulumtimit është percaktimi i rasteve me sëmundje të arterieve koronare si dhe shkalla e mortalitetit në disa vende të Bashkimit Europian si: Slovenia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania. Ne hulumtim janë perfshirë faktorët e riskut që kanë shkaktuar semundjen, shkalla e morbiditetit dhe e mortalitetit. Të dhënat për këto shtete janë grumbulluar përmes databazes Eurostat. Për nga ana e mortalitetit dhe e morbiditetit shteti Slovenisë ka një numër të vogël të rasteve në krahasim me vendët e tjera.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2688

Included in

Nursing Commons

Share

COinS