Date of Award
Summer 7-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Lavdim Menxhiqi
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome do të shqyrtohen mënyrat e ndryshme që përdoren për zhvillimin e aplikacioneve, e sidomos do të shqyrtohen mënyrat dhe teknologjitë moderne që po përdoren dhe që janë të preferueshme të përdoren në ditët e sotme. Lexuesi në fillim do të njoftohet me një hyrje rreth mënyrave dhe teknologjive që përdoren për zhvillimin e aplikacioneve, pastaj do të njoftohet me problemet dhe vështirësitë rreth zhvillimit të aplikacioneve e si mund t’i zgjidhim ato probleme. Do të vazhdohet me shqyrtimin e literaturës për këto teknologji, dhe diskutimi më në detaje rreth tyre. Do të flasim për të mirat e të këqijat e këtyre teknologjive, krahasimin mes disa prej tyre e gjithashtu do të paraqiten edhe “praktikat më të mira” që përdoren kur kemi të bëjmë me zhvillim të aplikacioneve. Në fund, është paraqitur edhe rezultati i fituar nga ky punim diplome, ku si rezultat është arritur implementimi i një aplikacioni për biznesin e kafiterive, pra aplikacion që ofron shërbime online për klientët e një kafiterie. Ky aplikacion është i bazuar dhe i ndërtuar me këto teknologji.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2951
Recommended Citation
Zejnullahu, Fisnik, "Zhvillimi i një Ueb Aplikacioni duke përdorur Arkitekturën e Mikroserviseve dhe Kubernetes" (2021). Theses and Dissertations. 2791.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2791