Date of Award
Summer 8-20-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Hyrie Koraqi
Language
Albanian
Abstract
Mishi dhe produktet e tij janë pothuajse pjesë e pandashme e dietës sonë. Mishi luan një rol shumë të rëndësishëm duke kontribuar me proteina cilësore,minerale, dhe një sërë vitaminash. Në këtë punim do të shpjegojmë ndërtimin e mishit, vlerat ushqyese , mënyrat e ruajtjes, procesin teknologjik të përpunimit dhe ambalazhimit të prodhimeve të mishit, dhe poashtu do të paraqiten rezultatet e hulumtimit të bërë me anë të anketës mbi përdorimin, preferencat, dhe njurive të konsumatorve për prodhimet e mishit.
Përpunimi përfshin marrjen e mishit në formën e tij të papërpunuar dhe shndërrimin e tij në një produkt që është i tregtueshëm, i sigurt për konsum, dhe tërheqës për konsumatorët. Kurse paketimin do të trajtohet si në bazë të llojeve të paketimeve dhe teknologjisë së përdorur, ashtu edhe në bazë të materialit që përdoret për paketim.
Hulumtimi është realizuar përmes anketës online, të anketuarit përfshijn pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte që të krijojmë një njohuri bazë mbi konsumin e produkteve të mishit në Kosovë, trendin e të ushqyerit , dhe rëndësis që i kushtojnë etiketimit, datës së skadimit etj.
Rezultatet e hulumtimit janë të punuara në programin MS Excel.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.12
Recommended Citation
Beqiri, Laureta, "Cilësia e mishit dhe produkteve të tij nga këndvështrimi i konsumatorit në Kosovë" (2020). Theses and Dissertations. 21.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/21