Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
First Advisor
Krenare Pireva-Nuci
Language
Albanian
Abstract
Krijimi i rrugëve mësimore duke u përshtatur në mënyrë dinamike me nevojat individuale të studentëve ka potencialin të luajnë rol të rëndësishëm në procesin mësimor. Prandaj, qëllimi kryesor i punimit është trajtimi i teknikave dhe algoritmeve të ndryshme si pjesë e mësimit të makinave që kanë ndikim në personalizimin e procesit mësimor në aspektin e mësimnxënies varësisht variablave të ndryshme të profilit të studentëve.
Gjithashtu, punimi është fokusuar në krijimin e modelit për personalizimin e rrugëve mësimore. Bazuar në modelin e propozuar është zhvilluar një prototip i cili mundëson personalizimin e procesit mësimor sipas nevojave të secilit student. Ky prototip sugjeron material të përshtatshëm mësimor si dhe vlerëson njohuritë paraprake dhe të fituara të secilit student.
Në punim, janë paraqitur rezultatet eksperimentale të prototipit të propozuar. Rezultatet e eksperimentit kanë treguar se prototipi i zhvilluar për krijimin e rrugëve mësimore është praktikisht funksional për të përfaqësuar nevojat dhe kërkesat e secilit studentë në krijimin e rrugëve mësimore dhe për të rritur cilësinë dhe kursyer kohën e të mësuarit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2889
Recommended Citation
Beqiraj, Burbuqe, "Përdorimi i teknikave të mësuarit të makinave për personalizimin e rrugëve mësimore të studentëve" (2020). Theses and Dissertations. 2690.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2690