Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Kërkimi shkencor bazohet në aplikimin e metodave shkencore për të siguruar informacion shkencor dhe teori të caktuar për të shpjeguar fenomene dhe çështje specifike të sistemit tatimor, natyrës, mjedisit, biznesit dhe individëve që na rrethojnë. Qëllimi primar i kërkimit të aplikuar është zbulimi, interpretimi dhe zhvillimi i metodave dhe sistemeve për zhvillimin e dijeve humane në një rang të gjerë të çështjeve shkencore të botës. Duke pasur parasysh përpjekjet administratave taksambledhëse të një shteti që vazhdimisht synon të mbledh të gjitha taksat dhe tatimet nga të gjitha subjektet të cilat detyrohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve fiskale, dhe në anën tjetër qëndrojnë përballë, ndoshta jo pak nga individë apo biznese, të cilat janë të gatshme të mos paguajnë apo të paguajnë pjesërisht taksat dhe tatimet që janë të detyruar me ligj. Kjo përballje në mes tyre bënë që administratat taksambledhëse gjithmonë të gjejnë mekanizma të rinj, së pari të parandalojnë dhe së dyti që të mbledhin taksat e humbura, kurse në anë tjetër individët, bizneset të caktuara bëjnë përpjekje të gjejnë mënyrat e tyre për të shkaktuar evazion fiskal dhe për të gjetur hapësirat ligjore për të shkaktuar shmangie nga detyrimet tjera tatimore në të mirë të tyre. Nga ky studim është bërë matja e nivelit të evazionit fiskal në Kosovë dhe janë vlerësuar disa nga faktorët që kanë lidhje apo ndikojnë në evazionin fiskal.

Hulumtimi është kryer përmes metodës sasiore dhe cilësore, ku mbledhja e të dhënave është bërë përmes pyetësorëve të strukturuar dhe intervistave. Numri i respondentëve në këtë hulumtim kanë qenë pasur 12 femra dhe 38 meshkuj, apo shprehur në %, 24 % me 76 %.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2621

Included in

Business Commons

Share

COinS