Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqiptar Demaçi
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Infeksionet spitalore të indeve te buta dhe kryesisht ato të plagëve operatore përbëjnë një nga komponentët kryesore të infeksioneve spitalore, ato zënë 30% të të gjithë infeksioneve spitalore dhe janë përgjegjës për vonesat në konvaleshencën e të sëmurëve kirurgjikal për rritjen e ditë qëndrimit spitalor dhe influencojnë ndjeshëm morbiditetin dhe mortalitetin postoperator.
Qëllimi i punimit: Qëllim i punimit është edhe analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me plagë të ndryshme trajtuar në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga muaji Janar deri në muajin Qershor të vitit 2020.
Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e Klinikës së Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me lejen e komitetit etik. Në kuadër të dhënave bëjnë pjesë: mosha, gjinia, vendbanimi, ditët e hospitalizimit, lloji i plagëve dhe shërimi i tyre. Rezultatet janë analizuar përmes programeve kompjuterike si SPSS.
Rezultatet: Në periudhën Janar – Qershor të vitit 2020, janë trajtuar gjithsej 78 pacient me plagë të ndryshme në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Muaji me më së shumti raste për periudhën e gjashtëmujorëshit të parë të vitit 2020 ishte muaji Shkurt me 28 raste apo 35.9% e pacienteve. Prej 78 pacienteve të trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, 26 prej tyre ishin të gjinisë mashkullore (33.3%), kurse 52 prej tyre ishin të gjinisë femërore (66.7%). Mosha mesatare e personave të trajtuar për plagë në Kirurgji ± DV ishte 54.31 ± 15.25 vjeç. Grup – mosha me më së shumti raste ishte ajo 60+ vjeç me 34 raste apo 43.6%. Komuna me më së shumti raste me Plagë të ndryshme në Kirurgji të trajtuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit është vetë Prizreni me 58 raste apo 74.4%. Shuma totale e ditëve të hospitalizuara është 367 për periudhën Janar – Qershor të vitit 2020. Ditët mesatare të hospitalizimit ± DS janë 4.71 ± 3.07 ditë. Shumica e pacienteve bëjnë pjesë në grupin 1 – 5 ditë hospitalizim, respektivisht 55 raste (70.5%).
Përfundim: Si përfundim plagët në Kirurgji përbëjnë një sfidë për stafin shëndetësorë, e në veçanti atë infermieror. Ne gjatë hulumtimit tonë nuk arritëm të gjejmë dallime në mes gjinive dhe grup – moshave në raport me ditët e hospitalizimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2831
Recommended Citation
Berisha, Sara, "“Infeksionet intrahospitalore postoperative të plagëve kirurgjike. Kujdesi infermieror në parandalimin dhe mjekimin e tyre”" (2021). Theses and Dissertations. 2588.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2588