Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Kërkesat për punësim janë të vazhdueshme për të përmbushur nevojat dhe kërkesat tona. Këto kërkesa sa vijnë e shtohen me rritjen e familjes e si pasojë edhe rritja e konsumit. Këto nevoja nuk mund plotësohen në qoftë se nuk kemi të ardhura, rrjedhimisht nëse nuk jemi të punësuar. Por, kush janë punëdhënësit më të mëdhenj dhe si duhet qasur ekonomisë së një vendi ndërlidhet me vet faktin dhe rëndësinë që kanë punëdhënësit më të mëdhenj, e që janë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Pra ekonomia e një vendi varet pikërisht nga numri i NVM-ve, sepse ato punësojnë numrin më të madh e të gjithë të punësuarve në botë, pra edhe në vendin tonë numri më i madh i të punësuarve vjen pikërisht nga NVM-të. Ky është pikërisht qëllimi i hulumtimit, pra ndikimi i NVM-ve në zhvillimin ekonomik, në këtë rast në Komunën e Podujevës. Për të parë për së afërmi ndikimin e NVM-të në zhvillimin ekonomik, si janë të organizuara dhe si funksionojnë ato, a përdoren analiza para fillimit të biznesit, cilat janë lehtësirat dhe vështirësitë që hasin NVM-të gjatë zhvillimit të tyre, kush janë vartësit e këtyre bizneseve, cilat janë mundësit për t’u zhvilluar tutje etj., kam arritur që të mbledh informata edhe në formë të intervistimit direkt, duke i prekur për së afërmi bizneset dhe duke i parë për së afërmi mënyrën e funksionimit të tyre. Gjetjet e këtij hulumtimi tregojnë rëndësinë e NVM-e në zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës dhe vërteton se ato janë punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Fjalët kyçe: Ndërmarrje të vogla dhe të mesme, zhvillimi ekonomik, të bërit biznes, të punësuarve, komuna e Podujevës, statistikave të Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2619

Included in

Business Commons

Share

COinS