Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Linda Çarkaxhiu

Language

Albanian

Abstract

Obeziteti është një gjendje mjekësore në të cilën dhjami i tepërt i trupit është grumbulluar në një masë që mund të ketë një efekt negativ në shëndet. Kjo temë ka të bëjë me qështjet të cilat ndikojnë në kujdesin infermierorë tek Pacientët obez. Si dhe matja e BMI tek pacientët duke bërë vlerësimin e peshës dhe gjatësisë trupore tek ata. Qëllimi i kësaj teme është të bëhet matja e BMI tek pacientët, dhe të bëhet vlerësimi se a konsultohen pacientët me Nutricionistët, a mbajnë ushtrime të rregullta apo dieta speciale për të humbur peshën e tepërt të dhëna të cilët janë marrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Gjatë këtij hulumtimi është bërë matja e peshës dhe gjatësisë trupore të pacientëvenë këtë Qendër. Gjatë hulumtimit janë bërë vlerësimet e shkallës së obezitetit .Në hulumtim janë përfshirë 100 pacientë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

, Ferizaj. (Mosha mesatare ± DS 3.0± 1.31 vjec.Mbledhja e të dhënave në terren është bërë përmes pyetësorit të cilin e kam përpiluar vetëm perms shënimeve gjatë studimeve pyetje të cilat më ndihmuan shumë që të arrij të realizoj temën e diplomës.Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se 36.0% e pacientëve të anketuar pohuan se merren me ushtrime të rregullta, 28.0% e pacientëve rezultuan se përdorin dietat speciale, 35.0% prej tyre u shprehën se konsultohen me dietologun/nutricionistin për gjendjen e tyreshëndetësore.Nga ky hulumtim mund të përfundohet se më shumë se gjysma e pacientëve nuk merren me ushtrime të rregullta, nuk përdorin dieta speciale, dhe nuk konsultohen me dietolog/ nutricionist për gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas rezultateve të nxjerra në spss indeksi i masës trupore i pacientëve rezultoi 62.0% nënpeshë. Sipas këtyre rezultateve pacientët kanë mjaftueshëm informacione rreth gjendjes së obezitetit, ushtrime të rregullta, përdorimit të dietave speciale, dhe konsultat me dietologun/nutricionistin.Sipas përqindjes së paraqitur pacientët nuk janë obez. Dhënia e këshillave rreth obezitetit luan rol të rëndësishëm,mënyra e stilit të të jetuarit dhe rekomndimet për ushqyerje të shëndetshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2738

Included in

Nursing Commons

Share

COinS