Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Hana Bejiqi

Language

Albanian

Abstract

Shtatzënia ektopike zakonisht përcaktohet si një shtatzëni në të cilën implantimi ndodh jashtë endometriumi te zgavres se mitres, d.m.th., në qafën e mitrës, tubin e mitrës, vezoren, ne barkun ose zgavrën e legenit. Fjala "ektopike" do të thotë "pa vend".[1] Deri në shekullin e 19-të, shtatzënia ektopike ishte njohur vetëm si një aksident universal fatal. Referenca e parë e njohur për shtatzëninë ektopike shfaqet në shkrimet e mjekut të famshëm arab Abulcasis (936-1013). Përshkrimi i parë i njohur i një shtatzënie ektopike është nga Al-Zahrawi në shekullin e 11-të.[2]Duke raportuar trajtim të suksesshëm të shtatzënisë tubale me salpingectomy në 1884 Robert Lawson Tait (1845-1899) filloi një epokë e re dhe menyre e re prej gati 70 vjet ku ekskluzivisht behet trajtimi kirurgjikal, ekstirpimi i shtatezenise ektopike.Revolucioni teknologjik i shekullit të 20-të i avansoi aftësitë per dignoze te hereshme te shtatezenise ektopike. Te shume paciente me shtatzëni ektopike ku behet trajtimi i hershem konzervativ me metotralsat, gjithmone duke u ruajtur plleshmeria, mund ti shpetojne trajtimit kirurgjik. Arritja kryesore në trajtimin e shtatzënisë ektopike gjatë 110 viteve të fundit është ulja rapide e shkallës së vdekshmërisë se grave: nga 72-90% në 1880 në 0.14% në 1990.[3] Shkalla e shtatzënisë ektopike është rreth 1% dhe 2% e te gjitha e lindjeve të gjalla në vendet e zhvilluara, megjithëse mund të jetë deri në 4% midis atyre që per mbaresim përdorin teknologjinë e asistuar riprodhuese. [4]. Eshtë shkaku më i zakonshëm i vdekjes në mesin e grave gjatë tremujorit të parë te shtatezenise me afërsisht 10% te totalit te vdekejeve maternale (MMR).[5]Në botën e zhvilluar rezultatet janë përmirësuar ndërsa në botën në zhvillim ato shpesh mbesin të varfra. [6]Rreziku i vdekjes midis atyre në botën e zhvilluar është midis 0,1 dhe 0,3 % ndërsa në botën në zhvillim është midis 1% dhe3%.[7]

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2737

Included in

Nursing Commons

Share

COinS