Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Yllka Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në gjithë botën dhe është vlerësuar se përbën rreth 25% të të gjitha sëmundjeve malinje dhe incidenca e saj tregon një trend në rritje të vazhdueshme në shumë vende në të gjithë botën. Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm në botë dhe, deri tani, kanceri më i shpeshtë në mesin e grave, me rreth 1, 67 milion raste të reja të kancerit të diagnostifikuara në 2012 (25% e të gjitha kancereve). (Qehaja, et all 2015). Qëllimi i studimit ishte të vlerësonte njohuritë e grave kosovare në lidhje me metodat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ky studim ndër-sektorial përfshiu një mostër prej 65 grave, të moshës 20-60 vjeç, të cilat u zgjodhën rastësisht në qendrat e mjekësisë familjare dhe u ftuan të plotësojnë një pyetësor. Rezultatet treguan se 71.4% e grave në zonat urbane dhe 52.7% e grave rurale ishin të njohur me metodat e përdorura për zbulimin e kancerit të gjirit. Ata raportuan njohuri për metodat e mëposhtme të shqyrtimit: ekzaminimi klinik i gjirit (24.8%), vetë-ekzaminimi i gjirit (12.6%), mamografia dhe ekografia e gjirit (5.0%) dhe metoda të tjera (23.4%); 34.2% e grave të anketuara pranuan se nuk dinin asnjë metodë të shqyrtimit të kancerit të gjirit. Rezultatet e studimit treguan se një përqindje shumë e ulët e grave në mostër përdorën mjetet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Njohuritë dhe të kuptuarit me kancerin, zbulimin e tij të hershëm, diagnostifikimin e shpejtë dhe trajtimin e tij adekuat, të cilat qojnë në mënyrë të sigurtë në rritjen e mëtejshme të niveleve të mbijetesës, si dhe kujdesi infermieror në çështjet e menaxhimit, trajtimit, parandalimit dhe edukimin e pacientëve. Rehabilitimi i personit të trazuar për kancer do të përmirësojë cilësinë e jetës së tij/saj. Sigurisht përdorimi i masave që parandalojnë kancerin, kur është e mundur, janë qëllime ideale. Këto janë objektivat që kjo temë përpiqet të përmbushë.

Ka pasur ndryshime në nivelin e njohurive në lidhje me metodat e shqyrtimit të kancerit të gjirit: gratë në zonat urbane, ato me nivel më të lartë të arsimit dhe gratë e punësuara kishin nivele më të larta të njohurive në lidhje me shqyrtimin e kancerit të gjirit krahasuar me gratë rurale, gratë më pak të arsimuara gratë e papuna. Në përgjithësi, megjithatë, nivelet e depistimit të kancerit të gjirit janë shumë të ulta si në mjediset urbane ashtu edhe në ato rurale. Si rekomandim ka qenë informimi i grave me këtë sëmundje në mënyrë profesionale, mbështetja për tu diagnostifikuar dhe për t’iu nënshtruar këtij procesi, të informohen për rëndësinë e aktiviteteve fizike dhe ushqyeshmërisë së duhur.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2671

Included in

Nursing Commons

Share

COinS