Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Electrical Engineering
First Advisor
Nexhmi Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë.
Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të vendit. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej kushteve kryesore për zhvillimin e një vendi. Ky problem është bërë një problem akut në Kosovë dhe kërkon një zgjidhje urgjente, ndonëse është mjaft e kushtueshme për vetë natyrën e investimeve të nevojshme. Megjithëse shikuar nga pikëpamja e bilancit vjetor të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit, por përballet me probleme të mëdha sa i përket sigurimit të kapaciteteve të nevojshme për mbulimin e ‘pikut’ sidomos në sezonën dimërore dhe plotësimin e nevojave për kapacitete rregulluese të sistemit elektroenergjetik.
Problem kryesor që e has Kosova gjatë sezonës dimërorë është ngrohja me energji elektrike. Në këtë punim do të mundësohet njohja më e mirë e sistemeve termike për ngrohje duke shfrytëzuat energji diellore dhe se si bëhet instalimi i një sistemi termik çfarë duhet të kemi parasysh.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2916
Recommended Citation
Musliu, Xhafer, "SHFRYTËZIMI I ENERGJISË SOLARE SI BURIM TERMIK PËR NJË SHTËPI BANIMI" (2021). Theses and Dissertations. 2714.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2714