Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Construction Science and Management (MCSM)

Department

Computer Science

First Advisor

Azir Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Ne si shoqëri, në kohën që jetojmë do të ishte e pamundur funksionimi i kësaj shoqërie nëse nuk do ekzistonin metoda të besueshme të cilat sigurojnë integritetin dhe konfidencialitetin e informacionit. Mbrojtja ndaj këtyre gabimeve të cilat ndodhin në mënyrë të pashmangshme në procesin e transmetimit dhe ruajtjes së të dhënave është objekt i teorisë së kodeve të korrigjimit të gabimit. Disa kode korrigjimi të gabimeve, shumë të rëndësishme dhe të dobishme, janë hartuar duke përdorur koncepte algjebrike si: fusha të fundme, polinomiale, klasat e ekuivalencës, hapësirat vektoriale etj. Algjebra abstrakte është njëra nga degët më aktive të matematikës, e cila ka aplikime në fusha të ndryshme të shkencës, industrisë dhe ekonomisë, si për shembull në teorinë e komunikimit digjital, teorinë e kodeve, kriptografi, sisteme financiare, robotikë etj. Informacioni efektiv shpesh përpunohet duke u shndërruar në një formë tjetër (p.sh. binar) që ka strukturë përkatëse interne të sajë. Me përdorimin e kodimit të burimit, që ndryshe quhet edhe komprimim i të dhënave, informacioni efektiv paraqitet në formë sa të jetë e mundur më kompakte.

Shpesh është shumë e rëndësishme mbrojtja e informacionit nga përdorimi i paautorizuar, në këto raste përdoret një nga mënyrat e shumta të kriptimit. Informacioni i mbrojtur nuk është i qëndrueshëm ndaj gabimeve që mund të ndodhin në kanal. Prandaj dhënësi duhet të shtoj informacion shtesë në mënyrë që të shfrytëzohen me rastin e rindërtimit të informacionit burimor kur gjatë transmetimit ndodhin gabime. Për këtë kujdeset kodimi i kanalit ose kodimi për kontroll të gabimeve (error control coding), që shfrytëzon kode me mundësi detektimi dhe korrigjimi të gabimeve. Prandaj, është shumë e rëndësishme që gabimet të cilat ndodhin gjatë transmetimit të të dhënave të koduara të zbulohen dhe të korigjohen. Studimi i kodeve të kontrollit të gabimit quhet teoria e kodimit. Kjo fushë e matematikës diskrete përfshin studimin dhe zbulimin e skemave të ndryshme të kodimit që përdoren për të rritur numrin e gabimeve që mund të korrigjohen gjatë transmetimit të të dhënave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2845

Share

COinS