Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Biznesi ndërkombëtar është një koncept mjaftë i gjerë dhe i komplikuar, si i tillë ai përmban në vete faktorë të rëndësishëm. Biznesi ndërkombëtar eksporton mallrat dhe shërbimet e tij në të gjithë botën. Kjo ndihmon për të fituar valutë të vlefshme. Kjo valutë e huaj përdoret për të paguar importet. Shkëmbimi i huaj ndihmon për ta bërë biznesin më fitimprurës dhe për të forcuar ekonominë e vendit të tij. Globalizimi nënkupton shpejtimin e lëvizjeve dhe shkëmbimeve (të qenieve njerëzore, mallrave dhe shërbimeve, kapitalit, teknologjive ose praktikave kulturore) në të gjithë planetin. Një nga efektet e globalizmit është se promovon dhe rrit ndërveprimet midis rajoneve të ndryshme dhe popullsive në të gjithë globin. Që globalizimi të arrijë potencialin e tij të plotë, të gjitha qeveritë duhet të marrin më seriozisht pasqyrën thelbësore të dhënë nga ekonomia që tregjet e hapura duhet të shoqërohen me politika që i bëjnë ndikimet e tyre më pak të dëmshme dhe më përfituese për popullatën në përgjithësi Ky punim jep një pasqyrë të biznesit ndërkombëtar si koncept duke analizuar në vete edhe faktorët që i japin qëndrueshmërinë atij. Gjatë realizimit të punimit ka pasur ndërlidhje dhe ndeshje mes mendimeve të autorëve të ndryshëm lidhur me temën. Kryesisht ky punim është realizuar duke shfrytëzuar burimet sekondare, dhe aplikuar metodën kualitative, krahasuese, si dhe përpilimin e një pyetësori në fund për vërtetimin e hipotezave të parashtruara.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2615
Recommended Citation
Matoshi, Jona, "NDIKIMI I NDËRKOMBËTARIZIMIT NË QËNDRUESHMËRINË E BIZNESIT" (2020). Theses and Dissertations. 2111.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2111