Date of Award

Fall 11-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valon Ejupi

Language

Albanian

Abstract

Shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare, dhe duhet të ketë një kujdes të veçantë.

Temën që unë zgjedha si punim diplome tregon faktin që unë dua që ta ruaj shëndetin e pacientëve.

Antibiotikët janë një temë e cila shtjellohet shumë pak por është e një rëndësie shumë të madhe sepse kujdesi gjatë aplikimit të medikamenteve ka një rëndësi të madhe rreth marrjes së tyre.

Antibiotikët janë medikamente të rëndësishme që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakteriale si në njerëz në kafshë dhe jo në infeksionet virale.

Përdorimi i antibiotikëve në mënyrën e duhur është mënyra më e mirë për të ruajtur efektivitetin e tyre për sëmundjet bakteriale.

Një përdorim i antibiotikëve mund të vrasë bakteriet e mira që ndodhen në trupin tonë, të shkaktojë reaksione alergjike.

Përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me efekte anësore. Ndër efektet anësore më të shpeshta rezultojnë të ndryshme si pruritis, diarre, ethe si dhe reaksione të ndryshme në lëkurë.

Cefalosporinat janë një grup i madh i agjentëve antimikrobik β laktam të lidhur. Atributet e favorshme të cefalosporinave përfshijnë nivele të ulëta të toksicitetit, spektër realitivisht të gjërë të aktivitetit dhe lehtësinë e administrimit.

Si rezultat i përdorimit të gjërë të cefalosporinave, rezistenca bakteriale ndaj këtyre barnave është gjithnjë e më e zakonshme.

Çdo kujdes që i ofrohet pacientit është një trajtim që përmirëson kualitetin e jetës se pacientit, dhe familjes së tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2676

Included in

Nursing Commons

Share

COinS