Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mustafë Hasani
Language
Albanian
Abstract
Punimi ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të efekteve shpërndarëse të Tatimit mbi vlerën e shtuar duke vlerësuar strukturat aktualisht të vendosura në Kosovë. Për një ndërmarrje tatimi mbi vlerën e shtuar nuk është vetëm një zëvendësim i taksës së shitjes, por një informacion i dhënë për biznesin e tyre i cili mund të ndryshojë terësinë e vendimeve të biznesit. Tatimi mbi vlerën e shtuar është një ndryshim në strategjitë biznesore që ndikon në çdo ecuri të ciklit jetësor të biznesit qoftë me pakicë apo me shumicë. Tatimi mbi vlerën e shtuar mund të themi se është një lloj takse indirekte e cila u imponohet mallrave dhe shërbimeve, me anë të cilës kur qeveria operon me një suficit buxhetor ose dëshiron të rrisë të ardhurat e saj në mënyrë që të financohet deficit buxhetor. Qëllimi themelor i punimit është të shihet gjendja aktuale e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave për zhvillimin e ekonomisë. Po ashtu, të shihen avantazhet dhe disavantazhet e TVSH-së, reformat dhe efektet e politikës tatimore për TVSH, si dhe analiza dhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes aktuale për tatimin mbi vlerën e shtuar në Kosovë. Tek punimi do të përdoret një metodologji koherente që vlerëson krahasimin e normave efektive të TVSH-së në të gjitha kategoritë e mallrave dhe shërbimeve të Kosovës. Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim është kuantitative, ku të dhënat numerike janë marrë nga Administrata Tatimore e Kosovës, ndërsa literatura për hulumtim është marrë nga libra, publikimet dhe revista shkencore. Gjatë këtij punimi do të analizohen edhe disa faktorë si modernizimi i Administratës Tatimore dhe ndryshimet e politikave tatimore, ku do të jepet një pasqyrë e përgjithshme e ndikimit të ndryshimeve tatimore në Kosovës, dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira nga Administrata Tatimore e Kosovës. Duke pasur parasysh edhe avancimin e teknologjisë në shumë fusha, ka bërë ndryshime edhe në programe të kontabilitetit, dhe tatimore. Tek Administrata Tatimore ka pasur ndryshime tek pjesa teknologjike duke u bërë më e modernizuar vazhdimisht, duke pasur çasje më të lehtë nga klientët, më efikase, pagesa më të lehta tatimore si dhe lehtësira për zhvillime biznesore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2613
Recommended Citation
Lalinovci, Granit, "TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR NË KOSOVË" (2021). Theses and Dissertations. 2113.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2113