Date of Award

Summer 7-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Synimi i këtij punimi bachelor është që të prezantojë rëndësin e kontrollit si proces i menaxhmentit në një organizatë. Në këtë temë kemi paraqitur konceptet bazë të menaxhmentit me bazë kontrollin,rëndësin e stafit menaxherial,aftësit dhe rolet e një menaxheri në organizatë,funksionet e menaxhmentit,hierarikin etj.

Menaxhmenti paraqet procesin e orientimit të vetëdijshëm të aktiviteteve njerëzore kah realizimi i qëllimit–qëllimeve të caktuara, përkatsisht tërsinë e ndërlidhur të pesë funksioneve: Planifikimit,organizimit,kuadrit (personelit), udhëheqjes dhe kontrollit.

Kontrolli paraqet procesin përmes të cilit menaxherët e organizatës e ndjekin dhe regullojnë se një organizatë,në menyrë efikase dhe efektive,i realizon aktivitetet e veta të nevojshme për realizimin e qëllimeve organizacionale.Gjatë procesit te planifikimit dhe organizimit menaxherët vendosin qellime,formulojnë strategji,dhe krijojnë strukturen organizative ,të cilat do të mundesojnë që organizata ti shfrytezojë resurset dhe të krijojë vlerë të re.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një rol ekonomik dhe social shumë të rëndësishëm, për shkak të kontributit të tyre në funksionimin e rrjetit ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës. Këto kontribute janë shumë të vlershme në kushtet e krizës dhe të rritjes së papunësisë. Sidomos në Gjilan, zhvillimi i NVM-ve mund të kontribuojë në përballimin e sfidave të shumta të lidhura me zhvillimin ekonomik, efektet e pabarazisë, nivelin e lartë të papunësisë, rritjen demografike dhe nevojën për ndryshime strukturale.

Zhvillimi i NVM-ve ofron shumë mundësi punësimi, që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të papunësisë dhe në përballimin e sfidave demografike të këtyre popullatave, të cilat janë në rritje të shpejtë. Përveç kësaj, zhvillimi i sektorit të NVM-ve mund të kontribuojë në përforcimin e konkurrueshmërisë dhe të prodhueshmërisë, duke nxitur njëkohësisht rritjen e të ardhurave globale dhe të ardhurave për frymë. Ky zhvillim do të promovojë edhe transformimin struktural të sektorit të NVM, për shkak të lidhjes së tij me inovimin dhe zhvillimin teknologjik.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në Rentabilitetin dhe aksesin për kredi marrje të NVM-ve në vendin tonë, analizohen nëpërmjet nivelit të sakrificës dhe arsyetimit financiar qe ato kane. Bizneset e intervistuara kane dhënë një ndihmës të vlefshme për mënyrën se si ato e përcaktojnë rentabilitetin e biznesit.

Metodat e mbledhjes së të dhënave për rastet e studimit përfshijnë: intervistën dhe pyetësorin. Do të intervistohen gjithsej 4 kompani.Këto kompani janë përzgjedhur duke u bazuar në industri të ndryshme në mënyrë që të bëhet analizimi i ndikimit të konfliktit në biznese si dhe funksioni i kontrollit në NVM-t.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2935

Included in

Business Commons

Share

COinS