Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Pranvera Ibrahimi

Language

Albanian

Abstract

Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menagjimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti.

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara.

Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi se sa i pranishëm është diabeti në vende të Bashkimit Europian si: Slloveni, Bullgari, Itali, Kroaci gjatë vitit 2014. Poashtu është bërë edhe vlerësimi i diabetit në vendet evropiane sipas grupmoshave, ku kemi të përfshirë personat që kanë një sëmundje të gjatë ose problem shëndetësor, sipas gjinisë, moshës dhe nivelit të arritjeve arsimore, personat që raportojnë një sëmundje kronike, sipas sëmundjes, gjinisë, moshës dhe shkallës së urbanizimit në qytete, periferi dhe në zonat rurale.

Shkalla e vdekshmërisë gjatë viteve 2011-2017 për sëmundjen e diabetit.

Në hulumtim janë përfshirë faktorët e riskut që kanë shkaktuar sëmundjen, shkalla e morbiditetit dhe e mortalitetit. Të dhënat për këto shtete janë grumbulluar përmes databazës Eurostat.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2789

Included in

Nursing Commons

Share

COinS