Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Minire Alijaj
Language
Albanian
Abstract
Karcinoma e lëkurës është më e shpeshta nga të gjithë malignomat e patologjisë humane e cila mund të jetë me natyrë beninje ose malinje. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndësia e rolit të infermierës në kujdesin e pacienteve më kancer të lëkurës dhe që të elaborohet dhe paraqitet teorikisht dhe përmes imazheve krijimi, zhvillimi, diagnostikimi dhe trajtimi kancerit të karcinomit të lëkurës. Fatmirësisht, shkenca e mjekësisë dhe të arriturat e saj që po shtohen nga dita në ditë, kanë bërë që këto probleme sot të adresohen në mënyrë efektive përmes intervenimeve bashkëkohore si dhe kujdesit nga ana e infermierëve. Metodologjia - Në kuptimin e të dhënave që prodhon, ky hulumtim apo ky punim diplome është kuantitativ; ndërsa në aspektin e kohëzgjatjes, afatshkurtër. Ky studim ka karakter empirik (në kuptimin që zhvillohet në terren dhe sjell të dhëna empirike). Të dhënat për studim të cilat janë grumbulluar me anë të pyetësorit, kanë 25 pyetje të mbyllura nga 20 infermier. Rezultatet – Në kuadër të hulumtimit janë përfshirë stafi shëndetësor, të cilët kryesisht vinin nga komuna e Lipjanit. Në bazë të këtij hulumtimi, shohim stafin shëndetësor nga afër se sa janë të lumtur me punën e tyre të përditshme që po e bëjnë ne përditshmëri. A e kanë të lehtë apo jo ta kryejnë këtë punë, cilat janë sfidat që ato I kanë, a kanë kohë të mjaftueshme t’iu përkushtohen familjeve të tyre, me cilin element të punës janë më së shumti të kënaqur, e shumë të dhëna të tjera mund ti shohim në diagramet e punuara. Infermierët gjithashtu ndihmojnë anëtarët e familjeve të tyre, miqtë dhe të tjerët për të marrë njohuritë dhe aftësitë që ata kanë nevojë për të siguruar kujdes për pacientin, duke ndihmuar për të lehtësuar dhimbjen e tyre. Konkluzione-janë përmbledhur pikat kryesore nga i gjithë punimi për të shpjeguar më mirë pyetjen hulumtuese. Nga sondazhet e bëra deri më tani në rajonin tone dhe më gjerë mund të konkludojmë se kënaqësia e punëtorëve ndaj pozitave të tyre në punë, ndaj elementeve të potencuara më poshtë nuk është në nivelin e duhur dhe ka hapësirë që kjo gjendje të përsoset akoma më shumë, të përditësohen kushtet e punës në nivele më të mira përmes të cilave të punësuarit dhe punëdhënësit do të jenë më se të kënaqur. Një dukuri e cila mund të vërehet në bazë të anketës së realizuar bie në sy se çështja e marrëdhënies me kolegët e punës është në nivelin më të lartë dhe punëtorët e shëndetësisë janë më se të kënaqur me marrëdhëniet e tyre me kolegët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2798
Recommended Citation
Llugiqi, Mërgim, "KUJDESI INFERMIEROR NDAJ PACIENTËVE ME KARCINOM TË LËKURËS" (2021). Theses and Dissertations. 2655.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2655