Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Fadil U. Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni arterial) është një nga shkaktarët e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme që mund të parandalohet.
Hipertensioni është një faktor i rëndësishëm i rrezikut për insultet cerebrovaskulare, iskemitë tranzitore, infarktin e miokardit, insuficiencën e zemrës, sëmundjet kronike të veshkave, dëmtimit kongnitiv dhe vdekjeve të parakohshme. Hipertensioni i patrajtuar, zakonisht shoqërohet me një rritje progresive të tensionit arterial. Rëndësi të veqantë në trajtim ka edhe ushqyeshmëria e këtyre pacienteve si p.sh: ndryshimi i stilit të jetës, kufizimi i kripës, reduktimi i peshës, ndërprerja e duhanit etj.
Qëllimi i studimit ishte marrja e informatave lidhur me numrin e pacientëve me hipertension arterial, si dhe kujdesin infermieror që ju ofrohet atyre në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.
Metodologjia: Konsiston në qasje kuantitative, është bërë analizimi statistikor në periudhën Janar-Qershor të vitit 2020, të dhënat janë marrë nga protokollet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në Dragash.
Rezultatet: Tipi i studimit është retrospektivë. Studimi perfshin gjithsejë 707 pacient, nga të cilët 320 apo 45% janë meshkuj dhe 387 apo 55% femra. Sa i përket moshës, numri më i madh ka qenë mbi moshën 65 vjeqare 355 apo 50.2%.
Konkluzione: HTA nëse nuk diagnostikohet dhe mjekohet me kohë paraqet një kërcenim serioz për jetën e pacientit. Ҫdo pacientë përveҫ trajtimit farmakologjik duhet të ketë një qasje dietetike për ta ndaluar hipertensionin (DASH). Kujdesi infermieror është një hallkë e rëndësishme në trajtimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje, andaj nuk duhet të mungojnë trajnimet e ndryshme profesionale për të ngritur njohuritë e tyre në parandalimin e sëmundjes dhe edukuimin shëndetsorë të pacientit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2817
Recommended Citation
Loshaj, Artan, "KUJDESI DHE MENAXHIMI I TË SËMURËVE ME HIPERTENSION DHE USHQYESHMËRIA E TYRE" (2021). Theses and Dissertations. 2577.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2577