Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë, laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli I pazëvendësueshëm I sistemit financiar në zhvillimin dhe begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare. (Bundo, Luci, & Cane, 2002).
Ky përkufizim shpreh më së miri rolin kryesor të një sistemi financiar për ekonomin e një vendi.
Në botë sot njihen dy orientime të mëdha të sistemit financiar, ai I orijentuar nga tregu dhe sistemi finanaciar i orientuar nga bankat. Diskutime të shumta, studime ekonometrike të specialistëve të fushës, kanë dashur të vendosin në piedestal njërin prej këtyre sistemeve, për ta planifikuar dhe për ta cilësuar si një shembull për të ndjekur me qëllim që të kemi rritje ekonomike në rang botëror. Me anë të kesaj detyre kurr sigurisht nuk mund të pretendojmë të ndërtojmë një model ekonometrik për të arritur në konkluzione reale, por jemi përpjekur që të rishikojmë literaturat dhe kërkimet shkencore të profesorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ndërtojmë një kornizë të qartë të secilit prej sistemeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2788
Recommended Citation
Luri, Hatije, "SISTEMI FINANCIAR NË KOSOVË" (2021). Theses and Dissertations. 2649.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2649