Author

Ariana Lushi

Date of Award

Summer 7-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Andi Haxhiu

Language

Albanian

Abstract

Ashtu si ajri, nacionalizmi është i kudondodhur dhe i pakapshëm. Ai përshkon sistemin global, shtetet, sjelljen e njerëzve dhe mund të shihet si konservator dhe si një forcë revolucionare, që kërcënon status quo-në. Gjatë viteve, nacionalizmi në rritje është parë kudo. Nga zgjedhja e Donald Trump në Brexit, politikat nacionaliste të Kryeministrit japonez Shinzō Abe, homologut të tij indian Narendra Modi dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, suksesi i partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet italiane, gjermane dhe austriake në 2017 dhe 2018, nacionalizmi duket se po rritet globalisht. Kur Eric Hobsbawm shkroi studimin e tij themelor mbi nacionalizmin në vitet 1980, ai e pa temën e tij si një racë që vdiste (Hobsbawm, 1990). Megjithatë, fundi i luftës së ftohtë filloi një periudhë nacionalizmi, e pasqyruar në luftërat civile dhe gjenocidin nga Jugosllavia në Ruanda. Deri vonë, ajo periudhë e ringjalljes nacionaliste u shfaq pas nesh.

Ky punim synon të percaktojë sentimentin nacionalist sot, pse ka rritje të tij dhe cilat janë shkaqet apo rreziqet eventuale qe ai mund të paraqet. Koncepton forma të ndryshme të nacionalizmit dhe rreziqet e tyre shoqëruese dhe më pas eksploron marrëdhëniet me konceptet e lidhura me to, si ajo moderniste, perenialiste etj. mbi shkaqet e mundshme rreth rritjes së nacionalizmit sot dhe cfar ndikimi mund të ketë ai ne konfliktet etnopolitike të së ardhmes, nëse do të ketë të tilla.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2930

Share

COinS