Date of Award
Fall 11-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
COVID-19, si ngjarje e rastësishme dhe e paparishkueshme, do të ketë ndikim negativ si në nivel të vendit ashtu edhe në nivel global, ku përpos që ka shkatërruar rendin shoqëror në fakt ky virus ka shkatërruar edhe ekonominë, duke krijuar një kollaps ekonomik si dhe duke shkaktuar humbje të mëdha të jetërave të njerëzve. Sa i përket tregut të punës në nivel vendi dhe në nivel ndërkombëtar do të ketë ndryshime të theksuara si rezultat I Covid-19, ku sipas raportit të publikuar nga ILO, për COVID-19 dhe botën e biznesit, ILO tregon se efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozet që janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Raporti thekson se 2,7 miliardë të punësuarve janë të prekur nga kufizimet kundër Covid-19, apo në nivel global, parashihet që në vitin 2020 do të kemi rritje të numërit të papunësisë globale për 25 milionë të papunë. Sa i përket ndikimit të Covid-19, në tregun e punës në Kosovë, në bazë të AFP-së, të vitit 2019 në Kosovë shkalla e papunësisë ishte 25.7 %, apo në numra absolut 125,305 persona të papunësuar. Ndërsa shkalla e punësimit ishte rreth 30.1 %, apo në numra absolut, numri i të punësuarëve ishte 368.180 persona, nëse i analizojmë këto shifra ne si shtet edhe ashtu nuk qëndrojmë mirë në treg të punës sa i përket shkallës së punësimit dhe papunësisë si dhe kemi një treg të punës jo qëndrueshëm në Kosovë, andaj ndikimi i Covid-19, do të jetë mjaft i lartë. Pse e themi këtë sepse Kosova ka një treg të punës të paqëndrueshëm, pasi që ka një informalitet të lartë në punësim si dhe përqindja më e madhe e të punësuarëve në kuadër të kontigjentit të të punësuarëve në Kosovë janë me kontrata të përkoshme. Në bazë të analizave të informatave të tregut të punës, përqindja e të punësuarëve në kuadër të punësimit total, numër i të punësuarëve pa kontratë është rreth 20 % gjë që kjo kategori do të preket më së shumti nga Covid-19, ku dihet se edhe kjo kategori ka kontribuar në të ardhurat e ekonomive familjare. Po, ashtu në kuadër të të punësuarëve, të punësuarit me kontratë të përkoshme në tregun e punës në Kosovë janë rreth 54.7 % andaj edhe këta persona janë mjaft të atakuar nga pasojat e Covid-19. Si rezultat i efekteve negative te Covid-19 në treg të punës do t'i shtohen Kosovës së paku edhe 246.000 persona të papunë nga sektori privat gjatë kësaj kohe të pandemisë. Në gjashtë mujorin e dytë pas largimit të kësaj situate do të ketë fillim të përmirësimit të trendeve të tregut të punës. Andaj si rezultat i virusit Covid-19, do të kemi një rritje drastike të shkallës së papunësisë në tremujorin e dytë në Kosovë në vitin 2020. Anlizat apo shifrat që i paraqita më parë lidhur me numrin e personave që do ti bashkangjiten numrit të papunëve, nuk e kam paraqitur fuqinë ekonomikisht joaktive, ku kjo fuqi joaktive në Kosovë është mjaftë e lartë apo rreth 718.000 persona janë në fuqinë ekonomikisht joaktive, kjo vlerë është para se me u paraqit virusi Covid-19.( Autor: Bashkim Bellaqa , 2020/05/01).
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2612
Recommended Citation
Vokshi, Florentina, "NDIKIMI I PANDEMISË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK" (2020). Theses and Dissertations. 2114.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2114